PËRGATITENI VETË ELIKSIRIN E PËRTËRITJES DHE BUKURISË - Femra - Kosova Sot
PËRGATITENI VETË ELIKSIRIN E PËRTËRITJES DHE BUKURISË

PËRGATITENI VETË ELIKSIRIN E PËRTËRITJES DHE BUKURISË

Nuk e dini sa e lehtë është ta zgjatni dukjen e re dhe bukurinë. Me gjasë keni dëgjuar se kolagjeni është numër një në kremrat kundër rrudhave. Megjithëse në dëgjim të parë duket si diçka që përgatitet në laborator, sepse kjo tingëllon si një krem shumë i shtrenjtë, në fakt kolagjeni është përbërës natyral. Mund ta hasni në formë të pluhurit dhe në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme, e pos se është efektiv, është edhe shumë i shijshëm në secilin 'smoothie', kafe, çaj dhe pije nga kakao. Mund ta shtoni edhe në pak çaj e me këtë maskë ta lyeni fytyrën. Por, për eliksirin e përtëritjes ju nevojiten vetëm dy përbërës. Ju nevojiten 50 ml lëng nga aloe vera dhe 200 ml ujë alkalin. Përzieni këta përbërës dhe e pini. Ujin alkalin përgatiteni duke e mbushur një shishe plot me ujë, me limon të copëtuar dhe një lugë kripë të Himalajeve dhe e lini që të qëndrojë së paku dymbëdhjetë orë në temperaturë të dhomës. Përbërësi i dytë që ju nevojitet për këtë pije është aloe vera, po ashtu një përbërës i shpeshtë nëpër kremrat për fytyrë, sepse sikurse dhe kolagjeni i ofron lagështi lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. 

(Kosova Sot)

5 minuta më parë
15/11/18