Një eklips diellor dhe plot ndryshime, ç’do t’ju ndodhë këtë javë

  • G.g /
  • 14 December 2020 - 10:30
Një eklips diellor dhe plot ndryshime, ç’do t’ju ndodhë këtë javë

Ky është një Dhjetor për t’u mbajtur mend! Fillimisht kemi një eklips diellor në Shigjetar të hënën, që do të na bëjë të kemi më shumë optimizëm. Të martën Venusi kalon në Shigjetar, që do të na bëjë më aventurierë. Ndërsa hyrja e Mërkurit në Bricjap do na ndihmojë të jemi më shumë me këmbë në tokë. Por le të mësojmë në vazhdim si do t’i shkojë java të gjithë shenjave.

Dashi – Eklipsi diellor do t’ju bëjë të jeni më mendjehapur, do të tërhiqni njerëz që do t’ju ndihmojnë. Do jeni më të inspiruar për t’u marrë me politikë, me miqtë, me komunitetin. Në karrierë, me ambiciet tuaja do ngjisni disa shkallë më lartë.

Demi – Eklipsi diellor do t’ju ndihmojë të kuptoni të vërtetën e marrëdhënieve tuaja intime në mënyrë që të arrini një lidhje kuptimplotë. Ëndrrat tuaja për karrierë mund të bëhen të vërteta falë Jupiterit dhe Saturnit. Do jeni optimist kur të përballeni me të panjohurën.

Binjakët – Me këtë eklips diellor do ndryshoni statusin tuaj për mirë. Në axhendën tuaj do fusni udhëtimet, diturinë dhe eksperiencat e reja në jetë. Gjithashtu mos harroni të realizoni dëshirat tuaja intime dhe t’i ndani ato me partnerin.

Gaforrja – Eklipsi diellor do t’ju pëmirësojë shëndetin dhe rritjen tuaj individuale. Do ndiheni seksi dhe pasionatë. Do besoni më shumë, do bëni kompromise dhe do negocioni.

Luani – Ky eklips diellor dëshiron të jeni me vetëbesim. Jupiteri dhe Saturni do bëjë që jeta juaj të jetë e mbushur me bashkëpunime dhe histori dashurie. Duhet të keni përparësi shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Virgjëresha – Eklipsi diellor dëshiron që të gjeni njerëzit, vendet dhe ndjenjat që do t’ju bëjnë ta ndjeni veten mirë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj do jetë e mirë dhe do ndiheni të vlerësuar.

Peshorja – Ky eklips diellor do t’ju ndihmojë të shprehni çfarë dëshironi. Flisni hapur dhe me zemër. Do fitoni më shumë vetëbesim dhe do keni frymëzim për të ndihmuar të tjerët.

Akrepi – Eklipsi diellor do t’ju bëjë të ndihemi të lirë në fushën e financave. Prioritet do keni shtëpinë dhe familjen. Do jeni më të mprehtë për të kuptuar gjërat.

Shigjetari – Këtë eklips diellor tregojini universit të gjithë dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mendimi dhe komunikimi do jenë me rëndësi këtë periudhë. Gjithashtu prisni para.

Bricjapi – Eklipsi diellor do t’ju ndihmojë të jeni më të afërt. Nga mësimet që keni marrë nga jeta, do mund të jetoni një jetë më të mirë dhe do flisni të vërtetën në çdo situatë.

Ujori – Përgatitu për ndryshime në jetë. Jeta juaj do pësojë transformime dhe duhet që tani të përgatitesh për t’u përshtatur me të mirat që do të vijnë.

Peshqit – Eklipsi diellor do e vërë karrierën tuaj në plan të parë. Do arrini aty ku dëshironi dhe do keni ndihmën e miqve tuaj të ngushtë.

(Kosova Sot Online)