Ngjyrat e buzëkuqit që janë në trend për këtë vjeshtë

  • 29 November 2015 - 19:45
Ngjyrat e buzëkuqit që janë në trend për këtë vjeshtë

Nëse jeni lodhur nga ngjyrat e zymta të buzëkuqit, që ka kohë që i përdorni, atëherë shfrytëzojeni mundësinë për ta përdorur ndonjërën prej nuancave që janë në trend gjatë këtij sezoni

 1. Nuanca e kuqërremtë  

Image

I inspiruar nga nuancat që kanë qenë trend në të kaluarën, kjo nuancë, që është përzierje e ngjyrës së kafenjtë dhe të kuqe është e përshtatshme për të gjitha femrat, pa marrë parasysh nuancën e lëkurës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Nuanca e mbyllët e ngjyrës kafe

Image

Kjo nuancë e thellë, mat, është njëra nga nuancat që është parë më së shpeshti nëpër revytë e modës për vjeshtën e këtij viti. Më së miri është nëse kjo nuancë e buzëkuqit kombinohet me ngjyra të buta dhe është zgjedhje e përkryer për mbrëmjet vjeshtore.

3. Nuanca e çelët e ngjyrës së mjedrës  

Image

Nëse nuk jeni të gatshme t’i provoni dy nuancat e lartpërmendura, atëherë provoni ngjyrën e mjedrës, që llogaritet si ‘kushërirë’ e tyre. Kjo përzierje e ngjyrës vjollcë dhe ngjyrës rozë përshtatet me çdo nuancë lëkure dhe mund të kombinohet me veshjet vjeshtore, pa marrë parasysh ngjyrën që kanë.

4. Ngjyra bezhë

Image

Nëse ngjyrat e ndezura nuk ju përshtaten, atëherë provojeni nuancën natyrale, atë të ngjyrës bezhë. Kompanitë më të mëdha, që merren me prodhimin e produkteve të grimit janë mbështetur shumë në këtë ngjyrë gjatë revyve të tyre për këtë vjeshtë.

5. Nuanca e thellë e ngjyrës rozë

Image

Për mbrëmjet e veçanta gjatë sezonit të vjeshtës, provojeni këtë nuancë të thellë të ngjyrës rozë, që, pasi ta provoni, do të bëhet nuanca juaj e preferuar.

6. Nuanca e pjeshkës

Image

Alternativa e këtij sezoni për nuancat më të errëta të ngjyrës së kuqe është nuanca e pjeshkës. Kjo nuancë, ndonëse vjeshtore, do të sjellë pak pranverë në dukjen tuaj!

7. Ngjyra vjollcë

Image

Nëse jeni adhuruese e nuancave më të mbyllëta, atëherë doemos duhet ta provoni buzëkuqin me ngjyrë vjollcë. Ky vendim duhet marrë sidomos nga femrat që mëtojnë ta tërheqin vëmendjen tek buzët e tyre. 

(Kosova Sot)