Ngjyrat e buzëkuqve për buzëqeshje me shkëlqim

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 14:30
Ngjyrat e buzëkuqve për buzëqeshje me shkëlqim

Ekspertët për grim këshillojnë që me rastin e blerjes të kini kujdes në përzgjedhjen tuaj, në mënyrë që buzët të theksohen. A e keni ditur se buzëkuqi i zgjedhur me kujdes dhëmbët i bën edhe më të bardhë? Ekspertët ju këshillojnë të keni kujdes te këto detaje:

NGJYRA E KUQE

Nëse keni ten të ndritshëm, përparësi jepni buzëkuqit me ngjyrë të vishnjës. Nëse teni juaj është i ullinjtë, përzgjidhni buzëkuqin në nuanca të verës së kuqe.

 

NUANCAT VJOLLCË

Me tonet e ftohta të ngjyrës rozë, për shembull mjedra të ndritshme, lehtë do ta arrini efektin e dhëmbëve të bardhë.

BUZËKUQI I ERRËT

Në mënyrë që dhëmbët të duket sa më të bardhë, pra në mënyrë vizuale, provoni buzëkuqin e errët me tone të kaltra. Zgjedhje e mirë është edhe buzëkuqi me ngjyrë të qershisë së pjekur.

THONI JO CILËSISË PA SHKËLQIM

Shkëlqimi për buzë ose buzëkuqi me efekt shkëlqyes janë miqtë dhe aleatët më të mirë të buzëqeshjes me shkëlqim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, derisa cilësia pa shkëlqim ka efekt krejt të kundërt, duke i bërë buzët më të thata, e dhëmbët më të verdhë.

ZGJIDHNI SHKËLQIMIN MARGARITAR

Buzëkuqi me shkëlqim të fortë margaritari po ashtu ndikon në zbehjen e nuancave të verdha të dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)