Shenjat e horoskopit më me fat në 'departamentin' e dashurisë

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 14:50
Shenjat e horoskopit më me fat në 'departamentin' e dashurisë

Këto katër shenja të horoskopit do të jenë ato më me fat në “departamentin” e dashurisë në muajin prill. Astrologët e nisin nga Binjakët, për të cilët një miqësi mund të kthehet në një histori dashurie.

BINJAKËT

Për të lindurit e shenjës së Binjakëve, retrogradi i Mërkurit, guvernatori i tyre, ndërmjet 2-25 prillit, përmes shenjës së Dashit- përkatësisht shtëpisë së miqve, jetës shoqërore, planeve dhe projekteve të ardhshme, sjell rivlerësime dhe rishikime të miqësive, por edhe të aktivitetet nga ushtrimi i profesionit në planet afatgjata. Binjakët mund të analizojnë një arritje profesionale por ndërkohë, në këtë sfond astral, Venusi mbërrin në shenjën e Dashit më 5 Prill dhe përshkon të njëjtën fushë projektesh dhe planesh e sjell shanse të mëdha edhe në dashuri, edhe ndërmjet një grupi miqsh që frekuentohen. Një miqësi mund të kthehet në një histori dashurie ose të lindurit  beqarë mund të takojnë shpirtin e tyre binjak përmes miqve.

 

 

Gaforrja

Për Gaforret, retrogradi i Mërkurit, sjell zhvillime të karrierës, aspiratave profesionale dhe imazhit, rivlerësim të disa projekteve profesionale por edhe të marrëdhënieve me eprorët. Është e mundur që ata ta analizojnë një kontekst profesional nga këndvështrimi i trajnimit dhe përmirësimit. Nëse duan të përparojnë në karrierën e tyre, mund të kenë nevojë për kualifikime të reja. Venusi kalon për ta pikërisht përmes kësaj fushe: Afërdita sjell shanse, mundësi dhe marrëdhënie të mira me shefat. Nga pikëpamja sentimentale, për beqarëtt beqarë dashuria mund të vijë përmes karrierës, shefave apo të huajve.

Peshorja

Për Peshoret, dialogë e negociatat mund të rifillojnë për përfundimin e disa kontratave. Venusi mbërrin në shenjën e Dashit më 5 Prill dhe kalon të njëjtat fusha dhe sjell harmoni, pajtim dhe plane për të ardhmen. Të lindurit beqarë mund të hyjnë në një lidhje të re apo histori dashurie.

Ujori

Për Ujorin ka zhvillim në drejtim të komunikimit, informacionit, mësimit, negociatave dhe udhëtimeve . Duke qenë se Afërdita është planeti i dashurisë, ata  mund të takojnë njerëz në një udhëtim të shkurtër dhe të dashurohen papritur, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitohen, por të jenë të durueshëm derisa të kuptojnë nëse ai person është ajo cfarë u nevojitet.

(Kosova Sot Online)