Ide të thjeshta për grim, stil të flokëve dhe thonj, për Ditën e të Dashuruarve

  • 12 February 2016 - 23:48
Ide të thjeshta për grim, stil të flokëve dhe thonj, për Ditën e të Dashuruarve

Secila ditë është e përsosur për dashuri dhe shprehjen e ndjenjave njerëzve, të cilët i dashurojmë. Por, është mirë që kemi një ditë të veçantë për t’i shprehur ndjenjat. Mesi i muajit shkurt me shekuj ndërlidhet me dashuri dhe romancë. Dita e të Dashuruarve shënohet me dhënien e urimeve, luleve, çokollatave dhe ëmbëlsirave të tjera të ëmbla personit të dashur. Pa marrë parasysh nëse jeni në lidhje apo beqar, kjo festë është një arsye më shumë që të rregullohemi më shumë, qoftë fjala për darkë me të dashurin apo me shoqet më të mira. Prandaj, për këtë ditë ju paraqesim dukjet që mund t’ju shërbejnë si inspirim, për grim, stil të flokëve dhe thonj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grimi

A e dini atë thënien e vjetër, njëqind njerëz, njëqind çudira dhe njëqind shije. Pikërisht për këtë, ju sjellim lloje të ndryshme të grimit, nga ato më diskrete e deri te ato më intensive, si për ato me sy të ndritshëm po ashtu edhe për syzezat.

Image
Image
Image

Stilet e flokëve

Kur pothuajse të jeni gati, atëherë mundeni edhe flokët t’i rregulloni pakëz. Ka stile të ndryshme për flokët e gjata apo të shkurta, si për ato të rrafshëta po ashtu edhe për kaçurrelet. Disa prej tyre do të shërbejnë edhe për situatat e përditshme, pasi të ketë kaluar Festa e të Dashuruarve.

Image
Image
Image
Image

Thonjtë

Kur thonjtë janë në pyetje nuk ka kufij. Në internet mund të hasni dhe të gjeni ide të panumërta. Në ju paraqesim ato më të thjeshtat dhe më të bukurat, por gjithsesi se janë dukje të ëmbla, ide këto që nuk do të jetë aspak e vështirë për t’i bërë në shtëpi.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)