Harrojeni pamjen “cat eye”, ka ardhur një trend i ri

  • 04 May 2016 - 10:12
Harrojeni pamjen “cat eye”, ka ardhur një trend i ri

Sapo jeni mësuar ta bëni atë linjën e famshme me anë të “ajlajnerit”, të njohur si "cat eye", diçka tjetër është bërë hit i madh sa i përket grimit

Megjithatë, para se të hiqni dorë nga mënyra universale e grimit, vërtetoni se a ju pëlqen me të vërtetë ajo që është aktualisht në trend.

Cila është e kundërta e maces?

Qeni, natyrisht!

Ndoshta tanimë e kuptuat se, në vend të stilit "cat eye" të grimosjes së syve, tani në modë është stili "puppy eye" .

Sikur që e shihni, në vend që linjat të shkojnë larg, ato shkojnë teposhtë.

Dhe po, me të vërtetë shikimi ju duket paksa naiv, sikur të ishit këlysh i pasherr, e jo një zonjë seksi. Me gjasë ky stil i grimit ua kujton Egjiptin e lashtë, por ta dini se ai në Kore është i popullarizuar tash e një kohë të gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Krejt çka duhet të bëni për një pamje të këtillë është që ta bëni një vijë përgjatë vijës së epërme të qerpikëve dhe, në vend që, sikur rëndom, kur të vini te skaji i jashtëm i syve, ta bëni një vijë lart, ju do ta tërhiqni atë poshtë.

Më pas bëjeni një vijë përgjatë vijës së poshtme të qerpikëve, që t’i bashkoni këndet në një trekëndësh të vogël.

Dhe, kjo është e tëra! Rezultati përfundimtar me të vërtetë na i rikujton sytë e këlyshit, prandaj kur të doni të dukeni më e butë, atëherë provojeni këtë trend. 

(Kosova Sot)