Teknika të reja të ngjyrosjes së flokëve që do të dominojnë në pranverë verë(Foto)

  • 07 May 2016 - 00:02
Teknika të reja të ngjyrosjes së flokëve që do të dominojnë në pranverë verë(Foto)

Pas teknikës ombre, e cila gradualisht hijesonte flokët nga nuanca e errët deri te ajo e shndritshme, u erdhi radha ‘strobing’-ut, pastaj ‘balayage’-s, për t’u shfaqur tani teknika e re e ngjyrosjes së flokëve e quajtur ‘lived-in’.

Pikërisht, kjo ka të bëjë me teknikën speciale të nuancimit, e cila imiton dukjen natyrore të flokëve që merr nuanca më të shndritshme nën ndikimin e diellit.

Është shumë me rëndësi që ajo të mbetet sa më natyrale, ashtu që duhet të krijojë shkrirje sa më diskrete të nuancave në flokë.

(Kosova Sot)

Për biondet

Për biondet: Balluket ‘babyligh’

Për zeshkanet

Për zeshkanet: Teknika ‘brond’

Për flokëkuqet

Për flokëkuqet: Ngjyra të ndryshme dredhëze