Ish-agjenti i CIA-s rikthehet në aksion

  • 27 July 2016 - 08:34
Ish-agjenti i CIA-s rikthehet në aksion

Bourne në aksion, duke u ballafaquar me një rrjet dashakëqijsh.

Heather mundohet që me çdo kusht ta kapë Bourne-n, Dewey duhet t'i mbrojë sekretet e CIA-s, derisa Bourne, përveç mbijetesës, më në fund është afër ta zbulojë të vërtetën për vdekjen e babait të tij 

Ndonëse disa skena të filmit, ku kemi të bëjmë me ndjekjen me motoçikletë, do të duken sikur ngjarje në 'sallë operash' për adhuruesit e franshizës "Fast & Furious" filmi i ri i "Jason Bourne" arrin të ngjallë emocione tek audienca, që pritet të zhytet në botën e mbushur përplot mistere të personazhit të luajtur nga Matt Damon. Ndonëse regjisori Paul Greengrass ka hequr një sërë skenash të vazhdueshme dhe të lidhura të filmit, filmi, si produkt, ka dalë interesant dhe pritet të pëlqehet nga adhuruesit e franshizës, të cilët e kanë pritur për nëntë vjet (pa numëruar filmin "The Bourne Legacy", të vitit 2012, në të cilin nuk ka luajtur aktori, me të cilin identifikohet franshiza, Matt Damon). 

U rrah pa dorëza, për para xhepi Megjithëse filmi i mëhershëm, "The Bourne Ultimatum", kishte zgjidhur krizën e identitetit të personazhit kryesor të filmit, Greengrass dhe skenaristi tjetër në film, Christopher Rouse, me shumë kujdes kanë arritur ta paraqesin personazhin si një njeri që ka nevojë për pak sqarime dhe udhëzime në jetë. Në fakt, adhuruesit në fillim mund të ndihen keq për Bourne-n, pasi që ai paraqitet në një zonë rurale në Greqi, duke u rrahur pa dorëza, për para xhepi. Megjithatë, thinjat në flokë tregojnë mjaftueshëm që ai tashmë është plakur dhe nuk do të mund ta shtyjë gjatë, ashtu i vetmuar. Drejtori i ri i CIA-s, Robert Dewey (Tommy Lee Jones), në mesin e punonjësve të vet e ka edhe një analiste të re në moshë, Heather Lee (Alicia Vikander), e cila ka arritur ta lokalizojë një person, që dikur ka qenë e afërt me Bourne-n, Nicky Parsons (Julia Stiles) dhe me të drejtë dyshon që ajo ka pasur në pronësi një dokument tejet sekret, "publikimi i të cilëve, me shumë gjasë do të rezultonte më i dëmshëm sesa ai i Snowden-it". 

Vrasësi i angazhuar Tashmë kanë kaluar dhjetë vjet që prej kur Jason Bourne ishte larguar nga CIA, agjenci kjo që e kishte ushtruar atë, duke i ndihmuar që të shndërrohej në një 'armë vrastare'. Diku rreth tridhjetë minuta të filmit kalojnë me një ngazëllim të personazheve, derisa Bourne dhe Parsons takohen në Athinë, vrasësi francez, i angazhuar nga Dewey, (Vincent Cassel), i ndjek ata në turmat e protestuesve, të cilët, me pankarta në dorë, ecin nëpër rrugët e stërmbushura, duke lënë përshtypjen që sapo nuk ka shpërthyer një dhunë shumë e madhe. Vrasësi i angazhuar nga agjentja arrin ta kryej vetëm gjysmën e punës me Bourne-n që ia del të ikë bashkë me informacionet sekrete, ku, në mes tjerash, tregohet edhe kush e ka vrarë babanë e Bourne-t shumë vjet më parë. Në këtë pikë sqarohen motivet e të gjithëve: Heather mundohet që me çdo kusht ta kapë Bourne-n, Dewey duhet t'i mbrojë sekretet e CIA-s, derisa Bourne, përveç mbijetesës, më në fund është afërt ta zbulojë të vërtetën për vdekjen e babait të tij. Kësisoj, Bourne e gjen veten përsëri në aksion, duke u ballafaquar me një rrjet dashakëqijsh, të cilët shfrytëzojnë terrorin dhe teknologjinë për ta ruajtur pushtetin e pakontrolluar. 

(Kosova Sot)