< E vërteta e pathënë rreth aktores Barbra Streisand - Kulturë - Kosova Sot
E vėrteta e pathėnė rreth aktores Barbra Streisand

E vėrteta e pathėnė rreth aktores Barbra Streisand

DIKUR ISHTE NJË FËMIJË I VARFËR NË BRUKLIN

Dikur ishte tepër e varfër

Edhe pse është njëra ndër të famshmet më të pasura dhe më të njohura, Streisand dikur ishte një fëmijë i varfër në Bruklin, Nju Jork. "Jam rritur në Uilliamsburg derisa kisha mbushur 7 vjet, në një apartament që e paguanim 40 dollarë në muaj", ka deklaruar Streisand në një intervistë me Oprah. "Jetoja në një dhomë me nënën, flija në të njëjtin shtrat me të, derisa vëllai im flinte në një dyshek, pak më larg, në të njëjtën dhomë. "Kur rritesh e varfër, atëherë gjatë tërë jetës je disi e varfër", kishte shtuar ajo. Përkundër kësaj, Streisand thotë se ishte e lumtur për faktin që nuk kishin para, meqë i duhej që t'i bënte kukullat nga gjërat e improvizuara.

E ëma ishte xheloze ndaj saj

I ati i Streisand'it, Emanuel Streisand, kishte vdekur kur ajo kishte vetëm 15 muaj, duke e lënë Barbran që të rritej nga nëna, Diana. Sipas një interviste të dhënë në vitin 1996, e ëma e Streisandit kishte një zë të bukur, sikur soprano, por kurrë nuk ishte bërë këngëtare, meqë kishte shumë turp. Kur Barbra Streisand, si adoleshente, filloi të performonte në klubet e natës në Menhetën, e ëma e saj filloi ta xhelozonte atë. Ajo nuk kuptonte sesi e bija e saj nuk kishte fije turpi të performonte në publik. Barbra tregon se, derisa për një Kërshëndellë të gjithë i dhuronin asaj dhurata, e ëma kishte reaguar, duke thënë se ajo ishte nëna ime dhe edhe ajo meritonte dhurata.

Nuk e pëlqente performimin 'live' në teatër

Streisand shumë shpejt bëri emër në Broduej, falë rolit të saj në shfaqjen muzikore të vitit 1961, "I Can Get It For You Wholesale", e cila ia solli asaj një nominim për çmimin Tony. Por, përkundër suksesit të arritur në teatër, Streisand nuk ishte adhuruese e madhe e performimit live në teatër. "Doja që të kaloja në film, meqë aty, kur e bën një skenë si duhet, nuk të duhet më ta përsëritësh atë. Dhe, mund të marrësh pjesë në premierat e filmave t'u, derisa si aktore teatri, nuk mund ta shikosh shfaqjen tënde.

Judy Garland ia dha disa këshilla të çmueshme

Gjatë ngritjes së saj meteorike në famë, Streisand bëri një paraqitje ende të përfolur në emisionin"Judy Garland Show" në vitin 1963, të njëjtin vit kur edhe e publikoi albumin "The Barbra Streisand Album", i cili mori çmimin 'Grammy' si album i vitit. Pas këtij emisioni, Garland e kishte vizituar herë pas here Streisandin, duke ia dhënë ca këshilla të çmueshme, sipas Barbras. Streisand deklaroi në një rast se, përkundër karrierave të ndryshme, ajo kishte arritur ta kuptonte Garlandin.

(Kosova Sot)

 

14 orë e 17 minuta më parë