< Lufta midis "shteteve të kaltra" dhe atyre "të kuqe" - Kulturë - Kosova Sot
Lufta midis "shteteve tė kaltra" dhe atyre "tė kuqe"

Lufta midis "shteteve tė kaltra" dhe atyre "tė kuqe"

Sikur që e dimë, populli amerikan është një popull me shumë ndarje, veçanti. Por, kur flitet për dramatizimin e ndarjes kulturore/ideologjike, epoka e komedive të Hollivudit ka qenë tepër përpara kohës. Shembulli më i mirë i kësaj, vetëm dy vjet më parë, në filmin e parë "Daddy's Home", Will Ferrell në rolin e njerkut shumë të sjellshëm dhe të 'evoluuar', Brad Whitaker, kundruall Mark Wahlberg-ut, i cili paraqitet në rolin e njeriut krenar maço, delinkuentit Dusty Mayron, i cili ka për qëllim që t'ia dëshmojë Bradit se baballarët e vërtetë nuk qajnë. Kjo betejë zhvillohet ashtu sikur që do të mund të ishte parashikuar, me disa momente qesharake. Dhe, derisa ky film do të mund ta ketë ofruar idenë se ka thënë tërë atë që mund të thuhet, vjen vazhdimi i këtij filmi, "Daddy's Home 2", një komedi vikendi, e cila vjen në momentin kur lufta midis 'shteteve të kaltra dhe atyre të kuqe', midis 'adhuruesve të Trumpit dhe fansave të Trumpit, duke të ketë përfshirë çdo pore të jetës së amerikanëve. Kjo d.m.th. se një film sikur "Daddy's Home 2", në mënyrën e tij të veçantë, të mençur-të marrë, mund të duket goxha relevant.

FESTIMI I KËRSHËNDELLAVE

 Brad, ende me sjelljet e tij të njohura, ka gjetur Dusty-n, ku që të dy e kanë bindur veten se janë shokë të ngushtë. Por, regjisori, Sean Anders, duke u bazuar përsëri në një skenar, të cilin e shkroi me dyshen Brian Burns dhe John Morris, e di se ne tanimë e kemi parë këtë film. Për këtë shkak, ai e ngritë tensionin komik, apo thënë më mirë, tenton ta bëjë një gjë të tillë, duke sjellë në skenë dy baballarët e mërzitshëm të këtyre personazheve, të cilët vijnë për t'iu ndihmuar me rastin e festimit të Kërshëndellave. I ati i Brad-it, Don (John Lithgow), është një 'dashamir' edhe më i madh sesa i biri. Ai e përshëndetë Brad-in në aeroport me një puthje të lagësht në buzë dhe Lithgow, sikur edhe më parë, edhe një herë shkëlqen me tërë talentin e tij. Por, më pas, aty është edhe i ati i Dusty't, Kurt, rol që luhet nga i frikshmi Mel Gibson, i cili një vit pas kthimit të tij me filmin "Hacksaw Ridge", paraqitet në një dritë tjetër, duke lënë anash aspektin 'mashkullor', i cili e kishte bërë të famshëm në rend të parë. Kurt, një ish-pilot hapësinor, shfaqet në aeroport me sytë e fryrë dhe me flokë të hirta, sikur leshi i ujkut, të cilat i ishin ngritur aq lart nga energjia negative. Filmi "Daddy's Home 2" i ka të gjitha elementet që nevojiten për shitjen e një filmi të këtij lloji. Familja, sipas propozimit të Kurtit, pajtohen që të festojnë Kërshëndellat në një shtëpi piktoreske të shtrenjtë, të cilën ai e merr me qira dhe, posa të arrijnë atje, Brad merr fshesën elektrike për heqjen e borës, e cila në vend që ta bëjë punën e vet, thith dritat stoli të Kërshëndellave. Ai më pas nxitet që ta pres një pemë të vërtetë, të gjallë, të Kërshëndellave, gjë që është ilegale, meqë pema gjendej në tokë publike. Ai, në vend të pemës, pret një antenë të telefonisë mobile, të cilën ata e vendosin dhe e stolisin në shtëpi (krahas një gjobe prej 20 000 dollarësh).

ANARKIA ME PREDIKIMET E SHIJSHME

Por, marrë në përgjithësi, filmi "Daddy's Home 2" në esencë është një seri duelesh psikologjike, të cilat zhvillohen në një sallë boulingu dhe në një skenë të improvizuar. Gibson ia ngulë sytë Lithgow-t sikur ai të ishte ndonjë krijesë e kopshtit zoologjik, por Kurti i tij nuk është asnjëherë më i gëzuar sesa kur sillet si rreshter stërvitjesh ndaj Dusty-t, të birit të tij, i cili asnjëherë nuk arrin idealin e t'et, "burrat e vërtetë nuk kanë ndjenja". Thellë në vete, Dusty është një mashkull i ndjeshëm, i plagosur, sikur Brad, edhe pse Bradit i duhet që të mësojë të krijojë kontakt me personin e neveritshëm brenda vetes. Më shumë bile edhe se filmi "A Bad Moms Christmas", i cili po ashtu është ndërtuar rreth luftës midis gjyshërve dhe fëmijëve të tyre të rritur, filmi "Daddy's Home 2" është një lloj i komedisë së vikendit, e cila e kombinon anarkinë me predikimet e shijshme. Derisa të vijë koha që të paraqitet John Cena, në rolin e ish burrit hajn të Dusty't dhe të gjithë shkojnë për ta shikuar një triler të aktorit Liam Neeson të quajtur "Missile Tow", e tërë ngjarja ka një frymë kërshëndellash, të llojit të vet. Ky film do t'ju bëjë që të ndiheni mirë, por kjo nuk do të zgjasë shumë, sikur që nuk do të zgjasin shumë as momentet qesharake.

SKEDA: 

Filmi: 'Daddy's Home 2' I shfaqur në "AMC Lincoln Square", Nju Jork, 7 nëntor, 2017.

Kategoria MPAA: PG-13.

Kohëzgjatja e filmit: 98 minuta

 Produksioni: Film i "Paramount Pictures" dhe "Gary Sanchez Productions"

Producentë: Will Ferrell, Adam McKay, Chris Henchy, John Morris, Kevin Messick.

Producentë ekzekutivë: Molly Allen, Sean Anders, Stephen Levinson, Mark Wahlberg.

Regjisor: Sean Anders. Skenari: Sean Anders, Brian Burns, John Morris.

Kamera (kolor, 'widescreen'): Julio Macat.

Editor: Brad Wilhite.

Rolet: Will Ferrell, Mark Wahlberg, Mel Gibson, John Lithgow, Linda Cardellini, John Cena, Scarlett Estevez, Alessandra Ambrosio, Owen Vacarro, Leah Procito.

(Kosova Sot)

1 orë e 36 minuta më parë