Dhjetë librat më të mirë dokumentarë të vitit 2017 - Kulturë - Kosova Sot
Dhjetë librat më të mirë dokumentarë të vitit 2017

Dhjetë librat më të mirë dokumentarë të vitit 2017

Lajmet nga politika nuk dominuan vetëm titujt e lajmeve gjatë vitit 2017, por edhe në titujt e disa prej librave më të dalluar. Në këta libra flitet për tema të ndryshme, duke filluar nga ngritja e evangjelizmit, e deri te e ardhmja e njerëzimit në kuadër të luftërave dhe ndryshimeve klimatike.

Më poshtë ua sjellim dhjetë librat më të mirë dokumentarë (non-fiction) të vitit, të përzgjedhur nga revista amerikane “Time”.

10. “The Vanity Fair Diaries”, Tina Brown

Image

Rrëfimet e gjalla dhe marramendëse të Brown-it rreth karrierës së saj, paraqesin një material të përshtatshëm për ta lexuar, duke filluar nga biseda e parë, të cilën ajo e pati pronarin e kompanisë “Conde Nast”, S.I. Newhouse në lidhje me një aferë në “Vanity Fair” në vitin 1983, e deri te ndodhitë e viteve 1980 në qytetin e Nju- Jorkut, derisa ajo arriti që të gjendet në krye të gazetës “The New Yorker”.

9. “The Evangelicals”, Frances Fitzgerald

Image

Në lajmet e këtij momenti, kur vazhdimi i mbështetjes ndaj Roy Moore i habitë vëzhguesit, lind nevoja e të kuptuarit të historisë së evangjelizmit dhe ndërthurjes së tij me politikën. Libri “The Evangelicals” është një udhëzues. “Fitzgerald ilustron sesi një raport i gjatë me dekada, midis së djathtës së krishtere dhe Partisë republikane (ku më vonë u bashkua edhe “Tea Party”) u shkri në atë që duket sikur një bllok i pandarë”, shkruan redaktori i historisë në revistën “TIME”, Lily Rothman.

8. “The Meaning of Michelle”, Veronica Chambers

Image

Kjo antologji, e redaktuar nga gazetarja dhe autorja Veronica Chambers, u botua pak ditë para se çifti Obama të largohej nga Shtëpia e Bardhë, por esetë e këtij libri duken më aktuale sesa ndonjëherë më parë. Në këtë libër kanë dhënë kontributin e tyre edhe Roxane Gay, Ava DuVernay, ylli i “Hamiltonit”, Tiffany Dufu, Zonja e Parë e Nju-Jorkut, Chirlane McCray dhe të tjerë, duke u marrë me çdo gjë, që nga moda që ndjek Michelle Obama, deri te martesa e saj dhe ndikimi kulturor si Zonja e Parë amerikane e racës zezake.

7. “Blind Spot”, Teju Cole

Image

Fotografitë dhe shkrimet e Teju Cole-it bashkohen për ta formuar atë që në fakt është një libër poezish, apo edhe një libër të cilin pëlqeni ta mbani të ekspozuar edhe shumë kohë pasi që e keni lexuar.

6. “Hunger”, Roxane Gay

Image

“Hunger” ishte vetëm njëri nga disa momentet kulturore të vitit 2017 që e vuri shkrimtarin e vet në qendër të bisedës. Në librin “Hunger”, Gay flet për dhunimin që e ka përjetuar, si dhe efektet e kësaj ngjarjeje në jetën e saj, duke përfshirë edhe betejën e saj në lidhje me imazhin dhe peshën trupore. Gay është njëra ndër feministet më të dalluara të ditëve tona, ku ndikimi i saj u pa pasi ajo tërhoqi nga botimi një libër tjetër nga botuesi “Simon & Schuster” (libri “Hunger” u botua nga “Harper”), pasi ky botues arriti një marrëveshje (të cilën më pas e anuloi) për botimin e librit të evangjelistit që mban fjalime të urrejtjes, Milo Yiannopoulos. Titulli i atij libri ishte “How to Be Heard”.

5. “The Rules Do Not Apply”, Ariel Levy

Image

Memoaret e Levy-t bazohen te një ese personal tepër të lexuar të vitit 2013, me titull “Thanksgiving In Mongolia”, të botuar në gazetën “The New Yorker”, që fitoi shpërblimin “National Magazine Award”. Në libër, sipas kritikes Eliana Dockterman “Levy i ballafaqon femrat me një të vërtetë të hidhur: ne pretendojmë gjithçka, por universi shpesh është indiferent ndaj kërkesave tona”.

4. “Homo Deus”, Yuval Noah Harari

Image

Historiani izraelit, veprat e të cilit pëlqehen edhe nga njerëz si Bill Gates, kësaj here flet rreth filozofisë së thellë të njerëzimit dhe etikës, por pyetja që shtrohet nga libri “Homo Deus” është e thjeshtë: cila është etapa e re e njerëzimit?

3. “Killers of the Flower Moon”, David Grann

Image

Ritregimi nga autori Grann i ngjarjes së vrasjes sistematike të fisit Osage nga Oklahoma, të pasur me burime të naftës, për çka edhe të tjerët i donin të vdekur, paraqet një ngjarje të turpshme nga e kaluara, e cila vazhdon që të jetë relevante. “Libri ‘Killers of the Flower’ e lë lexuesin me një ndjenjë të padrejtësisë dhe, ky nuk është faji i shkrimtarit, por është histori amerikane”, shkruan kritiku i revistës “TIME”, Claire Howorth.

2. “We Were Eight Years in Power”, Ta-Nehisi Coates

Image

Coates ka përpiluar këtë koleksion analizash, duke e freskuar atë me materiale të reja, si personale, po ashtu edhe historike, derisa riekzaminon tetë shkrime të tij gjatë tetë viteve të presidencës Obama, nga pikëpamja e tanishme, e të jetuarit nën presidentin Trump.

1. “What Happened”, Hillary Clinton

Image

Clinton ofron një përgjigje në pyetjen e bërë kolektivisht nga më shumë se gjysma e SHBA-së, më 9 nëntor të vitit 2016. Mënyra e të shkruarit është e sinqertë, reflektive dhe paraqet një pjesë të historisë moderne. 

(Kosova Sot)

23 orë e 22 minuta më parë
21/04/18