Si e ka fituar pasurinë e tij Justin Timberlake? - Kulturë - Kosova Sot
Si e ka fituar pasurinë e tij Justin Timberlake?

Si e ka fituar pasurinë e tij Justin Timberlake?

KËNGËTAR DHE AKTOR I FAMSHËM

Me albumin e ri që del në muajin shkurt, me performancën "North America Man of the Woods Tour" dhe "Super Bowl LII" që po vjen, Justin Timberlake është rrugës që të ketë një vit të madh në 2018. Më herët, Timberlake ka lansuar 'Filthy', këngën e vetme nga albumi i tij "Man of the Woods", i cili po vjen në shkurt sivjet. Me pozitën 9 te "Billboard Hot 100", kënga 'Filthy' ka sjellë ish këngëtarin e grupit "NSYNC" në "Top Ten". Këngëtari i hitit 'Senorita' po ashtu është një nga më popullorët nëpër rrjetet shoqërore me më shumë se 48 milionë ndjekës në "Instagram" dhe 65.1 milion ndjekës në "Twitter". 

Kush është Justin Timberlake?

Lindur më 31 janar 1981, në Memfis, Tenesi, Justin Randall Timberlake për të parën herë vëmendjen e publikut e gjeti në fillim të viteve të nëntëdhjeta si pjesë e kastës në "The All-New Mickey Mouse Club". Në shfaqje, Justin Timberlake ishte "Mouseketeer" përkrah të dashurës së tij të ardhshme, Britney Spears, Christina Aguilera, aktorët Ryan Gosling dhe Keri Russell, si dhe pjesëtari i ardhshëm i bendit "NSYNC", me JC Chasez. Në vitin 1995, Timberlake ishte sjellë te grupi "NSYNC" nga menaxheri i parë i bendit Lou Pearlman. Pas tre vitesh suksesi evropian, Timberlake dhe "NSYNC" kanë depërtuar në tregun amerikan kur kanë lansuar albumin debutues "NSYNC". Ajo që kishte pasuar ishte një periudhë e madhe suksesi me albumin e dytë "No Strings Attached", që ishte shitur në 2.4 milion kopje që në javën e parë dhe ishin bërë bendi i famshëm që më pas u paraqitën te Oskarët, te "Super Bowl" dhe te "Winter Olympics".

Ngjarja kontroverse

Pasi që "NSYNC" u ndanë më 2002, Justin Timberlake ka lansuar albumin e tij të parë solo, "Justified", që kishte arritur te "Number 2" në "Billboard 200". Në shkurt të vitit 2004, Timberlake ishte përfshirë në ngjarjen kontroverse te "Super Bowl", që më pas kishte marrë edhe nofkën 'Nipplegate', kur kishte shqyer një pjesë të kostumit të Janet Jackson, duke ekspozuar gjoksin e saj derisa ishte 'live' në "TV". Ky incident ishte cilësuar si 'dështim në gardërobë' dhe që të dy më pas kishin kërkuar falje. Timberlake ka lansuar albumin e tij të dytë solo, "FutureSexLoveSounds", në shtator të vitit 2006. Albumi ka debutuar te "Number 1" dhe ka shitur vetëm nën 650,000 kopje në javën e parë. Më pas, këngëtari është fokusuar më shumë në aktrim, duke u shfaqur në filmat si "Alpha Dog", "Southland Tales", "Shrek The Third" dhe "The Love Guru", midis viteve 2006-2008. Gjatë kësaj kohe ai nuk ka lansuar ndonjë album, në vend të saj ka bashkëpunuar në këngët nga artistët si Duran Duran, Lil Wayne, Rihanna dhe "50 Cent". Po ashtu ishte mysafir, pas Robert De Niro-s, në "Jimmy Fallon's The Tonight Show". 

Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel

Shtatë vite pas albumit "FutureSexLoveSounds", në 2013 Timberlake ka lansuar albumin e tretë "20/20 Experience". U bë albumi më i shitur për vitin 2013. Më 2014, Timberlake kishte performuar në ambient të hapur te "Saturday Night Live 40th Anniversary", me Jimmy Fallon. Këngëtari ishte producent për muzikën origjinale të filmit "Trolls", në të cilin ai aktron përkrah Anna Kendrick. Kënga kryesore e filmit, 'Can't Stop The Feeling', që e kishte kënduar Timberlake, u bë kënga më e shkarkuar në vitin 2016 në Amerikë, duke lënë prapa Justin Bieber-in me 'Love Yourself' dhe Rihanna dhe Drake, me 'Work'. Më 2017, Timberlake kishte aktruar përkrah Kate Winslet në filmin e Woody Allen me titull "Wonder Wheel". Më 2018, këngëtari do të performojë midis pjesëve te "Super Bowl LII", derisa albumi i tij "Man of the Woods", do të lansohet dy ditë më herët. Justin Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel, çifti ka një djalë, Silas Randall Timberlake, i lindur në prill 2015.

Cila është pasuria e Justin Timberlake?

Pasuria e Justin Timberlake është rreth 185 milion euro (230 milionë dollarë), sipas "Celebrity Net Worth". Më 2015, ai ishte i 19-ti në listën e personave të falshëm, sipas "Forbes".

Si fitoi pasurinë e tij?

Me grupin "NSYNC", Justin Timberlake ishte një nga grupet më të suksesshme të të gjitha kohërave, derisa tri albumet e tyre ishin certifikuar si "multi-platinum" nga "RIAA", që do të thotë se janë shitur me miliona kopje. Si solo artist, me 'SexyBack', ai ishte i treti si muzikanti më i paguar më 2014. Pos muzikës, ai ka fituar shumë edhe me filmat. Midis viteve 2010-2013, këngëtari është shfaqur në tetë filma, më shumë se sa Tom Cruise, Julia Roberts dhe Meryl Streep. Timberlake po ashtu ka disa biznese që përfshijnë linjën e veshjes "William Rast" dhe kompaninë audio teknologjike "AfterMaster".

(Kosova Sot)

1 orë e 44 minuta më parë
27/05/18