Cila është pasuria e Elton John dhe si e fitoi këtë pasuri?

  • 28 February 2018 - 15:53
Cila është pasuria e Elton John dhe si e fitoi këtë pasuri?

SHUMICA E PARAVE U BËNË NGA TURNETË E TIJ 

Në karrierën e tij, Elton ka shitur më shumë se 300 milionë disqe

Pasuria e grumbulluar e Elton John vlerësohet të jetë rreth 500 milionë dollarë, sipas "Celebrity Net Worth". Pasi ka shitur më shumë se 300 milionë disqe gjatë jetës së tij, Elton ishte cilësuar si personi i 26-të i falshëm më i paguar në vitin 2017 nga "Forbes"

Elton John ka paralajmëruar turnetë e tij të fundit nëpër botë për ta shënuar tërheqjen e tij pas 50 viteve në skenë. 'Rocket Man' do të shfaqet në 300 shfaqje të ndryshme përreth pesë kontinenteve në tre vitet që po vijnë në mënyrë që të ketë më shumë kohë të lirë për të ndenjur me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy djemtë, Elijah dhe Zachary. Në karrierën e tij, Elton ka shitur më shumë se 300 milionë disqe, duke e bërë një ndër muzikantët me më së shumti disqe të shitura në botë. 

Kush është Elton John?

I lindur si Reginald Kenneth Dwight më 25 maj 1947, Elton John ishte rritur rreth Pinerit të Londrës, nga Stanley Dwight dhe Sheila Eileen. Elton ka mësuar si të luajë në piano në moshë të hershme dhe deri në vitin 1962 ka formuar grupin muzikor "Bluesology". Aty kishte takuar partnerin e tij që ia kishte shkruar këngët, Bernie Taupin, më 1967 dhe bashkë kishin shkruar disa këngë, si këngën "Lulu" dhe kishin punuar për artistët si "Hollies" dhe "Scaffold". Viti 1969 kishte sjellë albumin e tyre debutues "Empty Sky" dhe një vit më pas, këngën e tij ikonë dhe më të famshme "Your Song". Kënga "Your Song" kishte arritur në top dhjetëshen në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Amerikë dhe ishte kënga e parë e tyre e bërë hit. Më pas ai kishte kompozuar muzikë për "The Lion King", "Aida" dhe "Billy Elliot the Musical". Në jetën e tij ai kishte pranuar shumë dekorata dhe shpërblime: "Grammy Awards","Brit Awards", një "Academy Award", "Golden Globe Award", "Tony Award" dhe shumë tjera. Elton John njihet se kishte performuar në funeralin e Princesçsh Diana te "Westminster Abbey" më 1997, te "Party at the Palace" më 2002 dhe "Queen's Diamond Jubilee Concert", jashtë "Buckingham Palace" më 2012. Që nga viti 1980, ai ka qenë një përkrahës i fortë kundër luftës së AIDS-it dhe ka themeluar "Elton John AIDS Foundation" më 1992. Sot, fondacioni i tij "Foundation's Academy Award" është një nga ndejat me profilin më të lartë në Hollivud, që organizohet me rastin e Oskarëve dhe ka siguruar rreth 200 milionë dollarë. Në vitin 2017, Elton ishte prekur me një infeksion bakterial 'potencialisht vdekjeprurës', derisa ishte në një turne në Amerikën Jugore, që kishte anuluar rreth nëntë shfaqje në Las Vegas dhe në Kaliforni. Përkundër kësaj, ai ka luajtur në 87 shfaqje, përfshirë në Evropë dhe në Australi, në shfaqjen e tij në Las Vegas,"The Million Dollar Piano' dhe është shfaqur te "Kingsman: The Golden Circle". Elton po ashtu ka bërë me dije se nëna e tij kishte ndërruar jetë disa orë pasi që kishte kënduar në Spanjë. 

Kush është David Furnish?

Elton John për publikun e ka bërë me dije më 1976 se është biseksual, kurse që nga viti 1988 është deklaruar në mënyrë të hapur se është homoseksual. Ai u fut në një partneritet me David Furnish 21 dhjetor 2005 dhe martesa e të njëjtës gjini ishte legalizuar në Angli dhe në Uells më 2014. Kështu, Elton u martua më 21 dhjetor 2014. David Furnish është ish-ekzekutiv i reklamave dhe tani është regjisor. Elton dhe David kanë dy djem së bashku, Zachary dhe Elijah. Zachary ishte lindur me një nënë surrogate më 25 dhjetor 2010 në Kaliforni dhe Elijah ka lindur më 11 janar 2013. Cila është pasuria e Elton John? Pasuria e grumbulluar e Elton John vlerësohet të jetë rreth 500 milionë dollarë, sipas "Celebrity Net Worth". Pasi ka shitur më shumë se 300 milionë disqe gjatë jetës së tij, Elton ishte cilësuar si personi i 26-të i falshëm më i paguar në vitin 2017 nga "Forbes", pasi po të njëjtin vit kishte fituar hiq më pak se 60 milionë dollarë. 

Si i fiton të hollat Elton John?

Turneu i tij "Farewell Yellow Brick Road" kishte rritur shumë pasurinë e tij. Sipas "The Richest", kontratë e tij me "MCA", nënshkruar më 1974, ia kishte sjellë 8 milionë dollarë. Ai ka arkëtuar edhe më shumë se 20 milion dollarë për shitjen e pesë shfaqjeve te "New York's Madison Square Garden" më 1988 dhe katër vite më pas, me Bernie Taupin, Elton ka nënshkruar një kontratë muzikore me "Warner/Chappell Music" për nëntë vite, me vlerë 39 milionë dollarë. Në termin e aseteve, Elton ka rreth 3.3 milionë dollarë nga shitja e veturave të tij, përfshirë një "1993 Jaguar XJ220", "Rolls Royce", "Bentleys' dhe "Ferraris". Elton po ashtu ka pranuar 1.3 milion nga shitja e shtëpisë së tij në "London's Holland Park". 

(Kosova Sot)