Jay-Z dhe Beyoncé, të rëndë 1 miliard e 255 milionë dollarë

  • 16 July 2018 - 14:00
Jay-Z dhe Beyoncé, të rëndë 1 miliard e 255 milionë dollarë
Të famshmit janë të prirë për ta ekzagjeruar, sidomos kur flitet për pasurinë. Në vitin 2012, Wiz Khalifa deklaroi për "Forbes" se, atë vit, do të fitonte 100 milionë dollarë (arriti të fitonte vetëm 9 milionë). Rick Ross e titulloi albumin e tij të vitit 2014 "Hood Billionaire" (pasuria e tyre është më e vogël se 100 milionë). Dhe, Donald Trump është duke gënjyer rreth pasurisë së tij (duke e ekzagjeruar atë) që nga fillimi i viteve 1980. Por, Beyoncé? Duket se ajo tregon saktësisht sa ka pasuri. "Stërnipat e mi do të lindin të pasur", ka deklaruar pa modesti këngëtarja. "Do të keni shumë zezakë në listën e pasanikëve të 'Forbes'- it", tha ajo.

Jay-Z fitoi pasurinë me kompani Pasardhësit e Beyoncés dhe Jay-Z me të vërtetë do të jenë të pasur: Ky çift tanimë ka 1.255 miliard dollarë, sipas listës më të re të pasanikëve të revistës "Forbes", ku pasuria e Beyoncé-s vlerësohet rreth 355 mil ionë dollarë, derisa ajo e Jay-Z-së, 900 milionë dollarë. Edhe pse bashkëshortë, këta dy të pasur e kanë fituar pasurinë e tyre në mënyra të ndryshme. Beyoncé ka tendenca që të lëshojë më shumë albume sesa burri, si dhe të ketë më shumë fansa sesa ai. Në anën tjetër, Jay-Z fitoi pasurinë e tij duke formuar kompani të veta, apo duke blerë pjesë të kompanive të të tjerëve: dy vjet më parë, ai pagoi 56 milionë dollarë për të blerë shërbimin e "streaming"-ut, "Tidal". Çifti i parë i muzikës natyrisht se ka sinergjinë e nevojshme për të arritur sukses. Beyoncé, e cila njëkohësisht udhëheqë edhe me një pjesë të kompanisë "Tidal", në fillim doli me albumin e saj "Lemonade", të qasshëm vetëm në shërbimin 'streaming'; Jay-Z bëri njëkohësisht me hitin e vitit të kaluar "4:44", dhe dueti përsëriti strategjinë me hitin "Everything With Love", në fillim të verës, për të joshur parapaguesit në këtë shërbim. Ndoshta me qëllim që të përfitojnë nipat dhe stërnipat e tyre, çifti është duke punuar, në vend që të sorollaten tërë verës nëpër pushimore, apo dimrit në skijim.

Turneu 200 milionë dollarë Turneu i tyre më i ri, "On The Run II", pritet që të sigurojë një fitim deri në 200 milionë dollarë, apo edhe më shumë. "Nuk jam egoist dhe nuk dua që të jem i vetmi në skenë", ka deklaruar Jay-Z në një intervistë. "Nuk më pengon që të bashkëpunojë me artistët e tjerë. Këtë e kam bërë gjatë tërë karrierës". 

(Kosova Sot)