Në Podujevë iu këndua lirisë së Kosovës për ditën e çlirimit nga Besiana, Shkodrani dhe miqtë

  • A.P /
  • 25 June 2026 - 12:29
Në Podujevë iu këndua lirisë së Kosovës për ditën e çlirimit nga Besiana, Shkodrani dhe miqtë

Mbi 2000 spektatorë mbushën sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku iu këndua lirisë së Kosovës në ditën e çlirimit duke kujtuar dëshmorët, veteranët, invalidët dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën- jetën për liri! 
Jehoi lartë zëri i Arif Vladit” Marshi i UÇK/ së” e “Jam Kosova e Shqiptarisë”, këngë për Adem Demaçin nga Hysni Klinaku, këngë për Zahir Pajazizin, Ali Ajetin nga Korab Shaqiri, këngë për Skenderbeun, Adem Jasharin nga Shkodran Tolaj e Besiana Mehmedi pa munguat këngët më të bukura të kushtrimit e lirisë së Kosovës nga Irma Libohova dhe vargje atdheu nga mjeshtri i madh Llesh Nikolla! 


Kryetari i Komunës z.Shpejtim Bulliqi uroi qytetarët në këtë ditë të veçantë duke kujtuar se liria nuk është dhuratë por amanet i brezave të tërë që duhet ruajtur e përcjellur me krenari brez pas brezi! Koncerti u mbajt nën Patronatin e Komunës së Podujevës ndërkaq për konceptim artistik u përkujdes Shkodran Tolaj në cilësinë e drejtorit artistik! 
Programin e moderoi shkëlqyeshëm Besiana Mehmedi ndërkaq e begatuan ansambli i vendit “Flaka e Llapit” si dhe doajeni i këngës shqipe Selajdin Miftari! 


Dy orë e gjysëm program, laramani stilesh për të gjitha mishat bënë që spektatorët të kalojnë një mbrëmje që nuk do e harrojnë kurr ndërkaq për Komunën e Podujevës ky koncert ishte një sukses i radhës ndaj përkushtimit për kulturën që i ka dhënë dimension mbarëkombëtar!

(Kosova Sot Online)