Zbardhet vrasja e 54-vjeçarit

  • 25 May 2016 - 13:57
Zbardhet vrasja e 54-vjeçarit

Është zbardhur vrasja e 54-vjeçarit Mirosh Djaloshi, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në Durrës rreth dy muaj më parë. Për këtë ngjarje policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona si autorë të ngjarjes, përkatësisht Arban Djaloshi, 26 vjeç, F. Djaloshi, 16-vjeç, vëlla i Arbanit, si dhe Bardhe Djaloshi, 46-vjeçe, banues në fshatin Shkallë të Manzës në rrethin e Durrësit, të gjithë familjarë të të ndjerit.

Policia bën me dije se motivi i vrasjes është për konflikte familjare, për shkak të hetimeve nuk jepen detaje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 18 mars në orët e para të mëngjesit ku në oborrin e banesës së tij u gjet i vdekur 54-vjeçari, i cili ishte goditur me sende të forta.

“Policia e Durrësi po punon në mënyrë intensive dhe i garanton të gjithë qytetarët se vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e të gjitha ngjarjeve të rënda të ndodhura në Qarkun e Durrësit, momentalisht pa autorë, duke siguruar vënien  para përgjegjësisë penale autorët e tyre”, sqaron policia lokale.

(Kosova Sot)