Sot rifillon dialogu për Telekomin dhe Kadastrën

  • 26 May 2016 - 09:58
Sot rifillon dialogu për Telekomin dhe Kadastrën

Dialogu teknik për Telekomunikacionin dhe Kadastrën do të rifillojë më 26 dhe 27 maj në Bruksel. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Dialogu në nivel teknik rifillon pas një periudhe të pushimit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe problemeve të shkaktuara në Kuvendin e Kosovës.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur prej më shumë se 5 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe janë arritur një numër marrëveshjesh, një pjesë e së cilave ende nuk është zbatuar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të dyja palët t'i përmbushin në plotëni këto marrëveshje.

(Kosova Sot)