Vdes fëmija nga goditja e veturës në Deçan, arrestohet shoferi

  • 26 May 2016 - 11:48
Vdes fëmija nga goditja e veturës në Deçan, arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Deçan, i cili dje rreth orës 18:43, ka goditur me veturë një këmbësor (fëmijë), që po e kalonte rrugën, duke e lënë të vdekur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësorin (fëmijë) mashkull i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima është dërguar në emergjencë dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i është liruar familjarëve. 

(Kosova Sot)