Protestë në Deçan kundër vendimit për pronat e Manastirit

  • 26 May 2016 - 12:36
Protestë në Deçan kundër vendimit për pronat e Manastirit

Në Deçan ka filluar në mesditë një protestë e kryetaritë të komunës, Rasim Selmanaj, i mbështetur nga partitë politike në komunë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuesë të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë së Manastirit të Decanit mbi 24 hektarë tokë.

Kryetari Selmanaj i tha Radios Evropa e Lirë se protesta zhvillohet pasi vendimi është në kundërshtim me të drejtën dhe se Manstirit po i falet toka.

“Mendojmë se është shkelur e drejta dhe se vendimi ëhstë I motivuarpolitikisht. Nuk pajtohemi me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Argumentet janë në anën tonë sepse shkalla e dytë e Gjykatës Supreme vendosi që lënda të kthehet në Gjykatën Themelore në Deçan. Pas kësaj Manastiri u ankua dhe u përfshi edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk është në përgjegjësi të Gjykatës Kushtetuese, dhe u bë një shkelje pronësore me këtë vendim. Ne jemi për drejtësi por këtë duhet ta vendos Gjykata Supreme apo ajo komunale”, tha Selmanaj

Ai theksoi se me vendimin e Kushtetueses po legjitimohet vendimi i Qeverisë së Serbisë të vitit 1997, kur regjimi i Milosheviqit ia fali pronën Manastirit.

(Kosova Sot)