Digjet për së gjalli gjatë ritualit të ekzorcizmit

  • 26 May 2016 - 19:47
Digjet për së gjalli gjatë ritualit të ekzorcizmit

Nëntë ditë pasi ishte dërguar në spital, gruaja kishte ndërruar jetë nga djegiet.

Kur 'magjistarja' e kishte trajtuar gruan me sulfur dhe alkool, ajo kishte marrë flakë nga qirinjtë. Një familjar i viktimës ka thënë: "Ajo ka pasur t'i thotë disa lutje, për t'ia nxjerrë të ashtuquajturën energji negative",transmeton gazeta Kosova Sot.

Një grua është djegur për së gjalli pasi një magjistare e vetëshpallur ia ka vënë flakën gjatë një seance ekzorcizmi, që është realizuar me qëllim të ndaljes së anktheve të natës, që ajo i kishte përjetuar. 36-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, nga Buenavista në provincën Sukre në Kolumbi, kishte rënë në kontakt me magjistaren, e cila kishte pretenduar se kishte fuqi mbinatyrore. Kjo gjë kishte ndodhur pasi iu kishte treguar familjarëve që po vuante nga ankthet e vazhdueshme dhe gjithmonë e kishte ndjenjën që dikush po e ndiqte nga pas. 

Image

I gjithë trupi iu kishte djegur

Gruaja në fjalë i kishte thënë viktimës që do t'ia kryente ritualin e ekzorcizmit, në të cilin përfshihej përdorimi i qirinjve, sulfurit dhe alkoolit. Megjithatë, kur 'magjistarja' e kishte trajtuar gruan me sulfur dhe alkool, ajo kishte marrë flakë nga qirinjtë. Një familjar i viktimës ka thënë: "Ajo ka pasur t'i thotë disa lutje, për t'ia nxjerrë të ashtuquajturën energji negative. Ajo e kishte trajtuar me sulfur dhe alkool, mirëpo kur këta përbërës kishin rënë në kontakt me flakën, i gjithë trupi i ishte djegur".

Që të dyja ishin dërguar në spital menjëherë

Gruaja, e cila kishte bërë panik pasi kishte filluar të digjej për së gjalli, kishte filluar të lëvizte nëpër dhomë dhe si rrjedhojë ia kishte vënë flakën edhe magjistares. Që të dyja ishin dërguar në spital menjëherë. Nëntë ditë pasi ishte dërguar në spital, gruaja kishte ndërruar jetë nga djegiet e rënda që i kishte pësuar, ndërsa 'magjistarja' vazhdon të jetë duke u trajtuar në spital dhe ende nuk është bërë e ditur nëse do të përballet me ndonjë aktakuzë.

(Kosova Sot)