Ku gjenden fëmijët e disa prej diktatorëve më të mëdhenj?

  • 26 May 2016 - 20:20
Ku gjenden fëmijët e disa prej diktatorëve më të mëdhenj?

Kim Jong-u sundon me grushtin e hekurt të të atit Çka ndodh kur je biri apo vajza e një diktatori. A shkon thjesht hapave të prindit, apo mundoheni të bëni emër të veçantë nga ai?,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ja disa shembuj.

Image

Kim Jong-u

Koreja veriore është një vend i frikshëm. Dikur ky vend udhëhiqej nga Kim Jong-il, por tani frerët e këtij vendi në duar i mban i biri i tij, Kim Jong-u. Në këtë rast vlen ajo thënia, si baba, si i biri. Derisa ky vend ka qëndrim armiqësor thuajse ndaj të gjitha shteteve të tjera, SHBA-ja gjendet në vendin e parë të armiqve të këtij vendi. Kim Jong-u sundon me grushtin e hekurt të të atit. 

Image

Alina Castro

Tani kur ka mbushur të 60-tat, e bija e Fidel Castro-s, Alina, nuk mund të quhet më vajzë e re. Ajo, në fakt, është kritikuese e ashpër kur flitet për Kubën edhe pse kishte jetuar aty deri në vitet 1990. Sikur shumë fëmijë të liderëve dhe diktatorëve botërorë, ajo shkroi një libër rreth së kaluarës dhe jetës së saj. Alina tani jeton në Kaliforninë jugore, SHBA dhe nuk ka plane që të kthehet në Kubë. 

Image

Uday Hussein

Çfarë do të ishte i biri i Saddam Husseinit sikur të mos vritej? Këtë nuk e dimë, por ajo që e dimë është se ai, para se të vritej, ishte një diktator dhe keqbërës, mu sikur i ati. Por, vëllai i tij më i vogël ishte më i zoti si lider. 

Image

Nicu Ceausescu

Dikur Rumania udhëhiqej nga diktatori Nicolae Ceausescu, por rumunët vendosën që ta ekzekutonin atë. Më pas, vendi u njoftua me të birin e tij, Nicu Ceausescu, i cili ishte përgatitur që ta trashëgonte të atin, por falë Revolucionit të vitit 1989, ai nuk e pati këtë fat. Por, fat patën rumunët, meqë thuhet se Nicu ishte një fëmijë i egër. Ndoshta kjo ndikoi që ai të vdiste i ri, 45 vjet. Më parë, ai ishte dënuar me 20 vjet burg, për shkak se kishte urdhëruar sulmin ushtarak ndaj qytetit Sibiu.

Image

Al-Saadi Gaddafi

Al-Saadi Gaddafi ishte me të vërtetë njeri me ndikim. Duke shkuar hapave të të atit, ai kishte filluar që të merrej me politikë dhe qeverisje, duke u bërë komandant i forcave speciale në Libi, në vitin 2011. Ai po ashtu udhëhiqte Asociacionin e futbollit të vendit të tij, por më pas u burgos, për shkak të akuzave se kishte vrarë një lojtar. Ai gjendet prapa grilave, duke pritur gjykimin. 

Image

Marko Millosheviq

Marko Millosheviq është i biri i Sllobodan Millosheviqit, ish-kryetarit të Serbisë. Marko bënte një jetë 'underground' derisa i ati i tij ishte në pushtet, por pasi që ai në vitin 2000 u rrëzua nga pushteti, Marko iku nga vendi. Ai ishte i kërkuar nga policia për pjesëmarrje në dhunë të shkaktuar nga bandat, në të kaluarën. Aktualisht ai jeton me gruan e tij në Moskë, meqë Rusia i ka dhënë atij azil. 

Image

Hannibal Gaddafi

Këtu e kemi një tregim tipik, megjithatë të tmerrshëm, sesi fëmijët e diktatorëve shpesh korrin të bëmat e këqija të prindërve të tyre. Hannibal Gaddafi është njëri nga djemtë e Muammar Gaddafit, ku e tërë familja e tij njihej si e korruptuar dhe zemërkeqe. Të bijtë e Gaddafut jetonin në një pasuri të paskajshme. Në vitin 2015, ai u rrëmbye dhe desh u vrit, por më pas u lirua.

Image

Jean-Marie Loret

Jean-Marie Loret ishte një njeri i rëndomtë që punonte në hekurudhën e Francës. Por, një ditë e ëma i tha atij se ishte i biri i Hitlerit. Derisa ky pretendim i tij mbështetet nga disa, e përqeshet nga të tjerët, nuk dihet se ku qëndron e vërteta në këtë rast. Ai vazhdon se është i biri i Hitlerit, por jeta e tij, përndryshe, është tepër e rëndomtë. 

Image

Edda Mussolini

Edda Mussolini, e bija e diktatorit të pashpirt italian, vdiq në vitin 1995, ne e përfshimë atë këtu për shkak se i ati i saj ishte njëri ndër diktatorët më të mëdhenj në histori. Kur u rrit, Edda u bë kokëfortë, e pashtruar dhe, atraktive. Në mes të moshës 20- vjeçare, ajo u përfshi edhe në politikë. Ajo shërbeu si infermiere e ushtrisë. 

Image

Gamal Mubarak

Kur në vitin 2011 Hosni Mubarak u rrëzua nga posti i presidentit të Egjiptit, të bijtë e tij, Alaa dhe Gamal, ishin burgosur dhe mbetën në burg deri në tetor të vitit 2015. Gamal ishte përcaktuar më parë që të ishte trashëgimtar i të atit, si dhe i pasurive të tij. Por, ai u burgos me vëllezërit e tjerë të tij, për shkak të akuzave për korrupsion. Marrë në përgjithësi, familjarët që përmbajnë mbiemrin Mubarak, nuk ia kalojnë mirë në Egjipt. Tani ai është në pritje të përfundimit të gjykimit të tij.

(Kosova Sot)