Ahmeti: Rasti “Monstra” është i montuar!

  • 26 May 2016 - 22:17
Ahmeti: Rasti “Monstra” është i montuar!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se rasti “Monstra” është i montuar. Ai në një intervistë të dhënë për “Jeta në Kosovë” ka thënë se derisa nuk ka transparencë në këtë rast, atëherë ka dyshime se është i montuar.

“Raste tjera ku mund të jenë të montuara nuk ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me reformën në drejtësi nuk ka telashe vetëm Maqedonia. Sipas tij, telashe kanë të gjitha vendet e rajonit.

(Kosova Sot)