Tinejxherja dhunohet nga 30 burra, dyshohet se mes tyre ishte edhe i dashuri i saj

  • 27 May 2016 - 11:05
Tinejxherja dhunohet nga 30 burra, dyshohet se mes tyre ishte edhe i dashuri i saj

Policia braziliane janë vënë në ndjekje të më shumë se 30 burrave, të dyshuar për dhunimin e një tinejxhereje në Rio de Zhaneiro, skenë e cila më pas është publikuar online në rrjetet sociale.

Siç shkruan BBC, vajza kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj të shtunën dhe më pas e kishte gjetur veten të rrethuar nga të dyshuarit të cilët e kanë dhunuar. Dyshohet se i përfshirë ishte edhe vetë i dashuri i saj.

Urdhërarreste janë lëshuar për të dyshuarit, përfshirë edhe të dashurin e saj.

Sulmi seksual ka nxitur një fushatë online, kundër asaj që organizuesit e kanë quajtur kulturë dhunimi në Brazil.

Megjithatë, sipas transmetuesit britanik, versione kundërthënëse për storien janë përhapur vazhdimisht, por deri tani, versioni më i besueshëm thotë se vajza kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj në një lagje të varfër në Brazil gjatë vikendit, ku edhe kishte ndodhur dhunimi.

(Kosova Sot)