Zjarri në autobus, zbardhet shkaku i përfshirjes nga flakët

  • 27 May 2016 - 17:48
Zjarri në autobus, zbardhet shkaku i përfshirjes nga flakët

Dalin detaje nga hetimet në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Krujë, ku u dogj një autobus ku udhëtonin 30 pasagjerë nga Vlora dhe që do të bënin një ekskursion.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se “zjarri në autobus është shkaktuar nga masa elektrike për shkak të nxehjes së motorit”.

Të njëjtat burime thanë se, “zjarri është përhapur me shpejtësi në mjet pas hapjes së maskarinos, nëpër tubat e ajrimit drejt e në kabinën e autobusit. Zjarri është kuptuar pasi ka qenë ndezur kondicioneri i autobusit”, thanë burime nga policia.

(Kosova Sot)