Durrës: 4 në pranga që grabisnin kazino, karburante dhe lokale bastesh

  • 28 May 2016 - 22:33
Durrës: 4 në pranga që grabisnin kazino, karburante dhe lokale bastesh

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një hetimi disa javor finalizuan operacionin e koduar “Burgman”. Katër persona u vunë në pranga të akuzuar për të paktën 6 grabitje dhe që kishin në plan një të shtat.

Në pranga janë vënë:

• Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës;

• Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak;

• Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak;

• Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë në 25 tetor 2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur,  kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”, (tentuar edhe nje herë më parë për t’u vjedhur).

Më 21 nëntor 2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.

Më 21 janar 2016, në lagjen Nr.17/1, një një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.

Më 08 shkurt 2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.

Më 12 prill 2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.

Më 04 maj 2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e  transferimit të parave ”Ëestern Union”.

Gjithashtu,  Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertë parash  "Ëestern Union", në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:

• 1 armë zjarri;

• 2 thika

• 2 motora;

• 1  automjet tip Renault Clio me targa DR 1793 E;

• 4 telefona celularë;

•  doreza, kapuçë dhe kokore motori.

Të arrestuarit janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139,25  të Kodit Penal.

(Kosova Sot)