Ambasadori britanik në Shkup: Të anulohet falja për të 56 personat

  • 29 May 2016 - 13:11
Ambasadori britanik në Shkup: Të anulohet falja për të 56 personat

Ambasadori britanik në Shkup Çharles Garrett në profilin e tij në “Twitter” ka shkruar se që të jenë të gjithë të barabartë para ligjit, nevojitet anulim i faljes që e shpalli presidenti Gjorge Ivanov për të 56 vetat, e jo vetëm për 22, siç bëri ai.

“Për barazi para ligjit nevojite 56-56”, ka shkruar Garrett.

Përkrahje për anulim të tërësishëm, jo parcial të faljes dhanë BE-ja dhe ambasada amerikane në Maqedoni.

Ivanovi të premten anuloi faljet për politikanët, përkatësisht për 22 persona nga gjithsej 56, sa kishte amnistuar më 12 prill. Të tjerët të cilët nuk janë përfshirë me vendimin, kanë mundësi të dorëzojnë kërkesa personale për tërheqje të faljes.

(Kosova Sot)