Aksidentohen 5 automjete në autostradën Tiranë-Durrës

  • 29 May 2016 - 20:08
Aksidentohen 5 automjete në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident ku janë përfshirë 5 automjete ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se tre nga mjetet e aksidentuara janë me targa kosovare ndërkohë që dy të tjerat me targa shqiptare.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Nga përplasja e mjeteve ka pasur gjithashtu edhe dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot)