Smaka: Legjislatura e tanishme, më e dobëta që kemi pasur deri më tani

  • 30 May 2016 - 13:07
Smaka: Legjislatura e tanishme, më e dobëta që kemi pasur deri më tani

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, vlerëson se legjislatura e Qeverisë dhe Kuvendit është  e dështuar.

 "Kjo legjislaturë pa dyshim është tejet e dobët, ndër më të dobëtat që kemi pasur deri më tani, legjislaturë jokompetente për të trajtuar e zgjidhur çështje problemore serioze të vendit, të cilat mjerisht janë të shumta”, tha ai.

Sipas tij, legjislatura e tanishme, falë përjashtimeve fare të pakta, kurdoherë është tepër konformiste me Qeverinë dhe e cila po tregohet e dështuar në planin legjislativ.

“Jo rrallëherë i imponon legjislativit disa vendime të padrejta, po e shtyn atë në akte problematike, përkitazi me rendin juridik dhe me interesat e vendit- në shkelje serioze kushtetuese", u shpreh Smaka.

(Kosova Sot)