Donika Gërvalla rrëfen të pathënat publike për Rupert Neudeck (Video)

  • 31 May 2016 - 21:01
Donika Gërvalla rrëfen të pathënat publike për Rupert Neudeck (Video)

“Rupert Neudeck asht nji prej figurave ma kombetare per gjermanet. Ne çdo bisede qe e kam pase me te, gjithmone ka tregue se Kosova per te asht shume e veçante. Shqiptaret e kane njofte ate per nji njeri qe i ka ndihmue ne momentet ma te veshtira”, keshtu ka thane ne Rrokum Roll, Donika Gervalla, kryetare e deges se LDK’s ne Gjermani.

“Neudeck na ka ndihmue jashtezakonisht shume ne hapjen e dyerve te institucioneve gjermane, dhe integrimin ne to”, tha Gervalla.

Ajo ne vazhdim kallxoi se, takimi i tij me shqiptaret ka ndodhe ne menyre indirekte nga Gjermania.

“Nuk ka qene e lehte per neve ne Gjermani, se dihet qe nuk kemi qene faktor atje, sepse politika serbe e ka krye ndikimin e saj, per shkak se na njifeshim ja si injorante, ja si terroriste. Para se me u takue une me te, ai ka pase takime me Ibrahim Rugoven”.

E, ajo qe i ka pelqye ma s’shumti humanistit gjerman, Gervalla tha se ka qene gjuha e perdorun ne njoftimet e qendres informuese te shqiptareve ne Gjermani, e cila simbas saj, ishte e zhveshun nga politikat e qe veç ka qene informim.

Gervalla ne vazhdim, kujtoi se atij ju besuen 58 milione marka per me ndihmue Kosoven me u rindertue, mbas luftes.

“Ku ka ma mire per shqiptaret se sa me ju dhane detyre me ndertue vet shtepine e tij a te kojshise”, tha Gervalla, tue kallxue se, Neudeck kur e ka vizitue Kosoven nuk asht perqendrue ne Prishtine, por qe ka pase deshire me i vizitue vendet qe nuk i ka pa askush.

Gervalla kallxoi se bahske me Neudeck kane pase plane me vizitue Kosoven.

“Per pak jave ka pase me ndodhe vizita, por ja qe fati nuk e deshi”.

E, ne pyetjen se si ka me kujtue ajo humanistin, Gervalla tha se, “ka me i mbete ajo hija e humanistit shume te madh, dhe qe ka me qene nji nder personalitetet ma te shqueme qe i ka takue ajo ne jeten e saj”.

“E pyes veten se si keta njerez si Rupert Neudeck e Nane Tereza munden me ja kushtue tane jeten humanitetit”.

Gervalla ne fund ka fole edhe per ardhjet e saj ne Kosove.

“Jetojme ne nji kohe kur interneti na mundeson te jemi te pranishem edhe atehere kur nuk jemi, informatat me vijne. Kam me ardhe edhe ma shpejt se qe ka me i pelqye dikujt”, tha krejt ne fund Gervalla.

(Kosova Sot)