Studentët vendosin 'varr' para Komunës së Ferizajt

  • 31 May 2016 - 21:39
Studentët vendosin 'varr' para Komunës së Ferizajt

Një grup studentësh sërish sot ka protestuar para ndërtesës së Komunës së Ferizajt. Ata me këtë rast kanë improvizuar edhe një varr si shenjë proteste të dhënies së një parcele afër Universitetit për varreza.

Sipas një njoftimi, studentët kanë akuzuar kryetarin Svarqa se Universitetin Publik po e shndërron në varre, duke anuluar edhe hapësirat për Mensë dhe Konvikte.

“Kryetar Sfarqa ju keni shkelur gjakun e dëshmorëve, Keni larguar nga puna veteranët e UÇK-Së, Kush kujdeset për familjet e tyre që jetojnë në varfëri të skajshme?! Ju i keni shkatërruar ndërmarrjet publike, ju e keni shkatërruar arsimin në Ferizaj, Universitetin publik po mundohesh ta shndërrosh në varre, ju keni anuluar hapësirën për Mensë dhe Konvikte, juve nuk ju intereson shëndeti i studentëve dhe nxënësve. Ju keni me dhënë përgjegjësi para popullit”, ka thënë Mexhid Ramusa, kryetar i organizatës “Demokracia Studentore”.

(Kosova Sot)