SHBA nuk e përkrah ndërtimin e Luginës së Diellit në Veri

  • 16 June 2016 - 20:13
SHBA nuk e përkrah ndërtimin e Luginës së Diellit në Veri

Ani pse kishin vendos gurthemelin e 300 shtëpive në Veri të Mitrovicës pa marrë asnjë leje nga Institucionet e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka ndërpre punimet në këtë komunë. Kështu ka bërë të ditur Bashkim Bekolli, Këshilltar i Ministrit Ferid Agani.

Ai ka thënë se “Ministria e Mjedisit nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë të zhvillohen këto punime të jashtligjshme”.

E,shqetësimin për këtë çashtje e ka shpreh edhe Ambasada Amerikane, e cila për një televizon lokal tha se, të gjitha projektet që ndërtohen në Kosovë, duhet të bëhen në bazë të kornizave ligjore të Kosovës.

“Jemi te shqetesuar se ky projekt ka dalë nga korniza ligjore e Kosovës. Të gjitha projektet e ndertuara mbrenda Kosovës duhet të ndërmerren me aprovimet e duhura nga Qeveria e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Te gjitha proceset per rikthimin e individëve në Kosovë duhet te kryhen mbrenda kornizës ligjore te saj. Nese ky proces vazhdon, atëherë duhet vepruar me lejet dhe miratimet e duhura të Kosovës.”

Edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se nuk do të lejojë ndërtimin e kësaj lagje.

(Kosova Sot)