Plani top-sekret për ta mbajtur Bashkimin Sovjetik larg naftës së Lindjes së Mesme

  • 24 June 2016 - 18:42
Plani top-sekret për ta mbajtur Bashkimin Sovjetik larg naftës së Lindjes së Mesme

Në një ditë të freskët të verës në Londrën e vitit 1951, oficeri amerikan i CIA-s iu kishte treguar tre shefave ekzekutive të kompanive të naftës në Britani për një plan top-sekret të Qeverisë amerikane. Qëllimi ishte shkatërrimi i industrisë së naftës në Lindjen e Mesme nëse regjioni do të pushtohej ndonjëherë nga Bashkimi Sovjetik. Burimet e naftës do të mbylleshin, pajisjet dhe rezervat e naftës do të shkatërroheshin, rafineritë dhe gypat përçues do të nxirreshin nga funksioni - e gjithë kjo për t'i mbajtur këto resurse larg duarve të Bashkimit Sovjetik. CIA e kishte quajtur këtë "politika e mohimit", transmeton gazeta Kosova Sot.

Një plan i tillë nuk do të mund të funksiononte pa bashkëpunimin e kompanive britanike dhe atyre amerikane, të cilët kontrollonin industrinë e naftës në Lindjen e Mesme, andaj, për këtë arsye, operativi i CIA-s, George Prussing, kishte përfunduar në Ministrinë e Naftës dhe Energjisë në Londër atë ditë. Përfaqësuesve britanikë të "Iraq Petroleum", "Kuwait Oil" dhe "Bahrain Oil", Prussing kishte detajuar operacionet në këto vende, sipas të cilave këto shtete do të shndërroheshin në forca paramilitare, të trajnuara dhe të gatshme për ta ekzekutuar planin e CIA-s në rast të pushtimit nga Bashkimi Sovjetik. Ai kishte kërkuar që ata t'i ofronin ndihmë dhe ata ishin pajtuar të bashkëpunonin. Ai gjithashtu e kishte theksuar nevojën për siguri, që përfshinte edhe mbajtjen e planit të fshehtë nga shtetet e Lindjes së Mesme, ku do të kryheshin operacionet. "Siguria, për momentin, është më e rëndësishme sesa suksesi i operacionit", iu kishte thënë Prussing. 

Rrjedhja e sekreteve

Politika e mohimit e CIA-s është një pjesë e vogël e historisë së Luftës së Ftohtë, që tashmë ka filluar t'i shpërfaqë disa nga sekretet e saj. Në vitin 1996 kishte dalë në pah një shpjegim i shkurtër i planit, pasi që Biblioteka Presidenciale 'Truman' gabimisht e kishte bërë të qasshëm - një lëshim në fushën e sigurisë nga ana e Arkivave Kombëtare, që konsiderohet të jetë më i keqi në histori - dhe me kalimin e viteve janë shpalosur detaje. Mirëpo, disa dokumente që janë gjetur së fundmi në Arkivat Kombëtare të Britanisë, bashkë me disa dokumente amerikane, që tashmë janë deklasifikuar dhe si rrjedhojë nuk janë më sekret.

Tani del që politika e mohimit, që për një kohë të gjatë besohej se kishte marrë fund në kohën e presidencën së Eisenhower-it, ka zgjatur më shumë se aq, duke vazhduar edhe në periudhën e administratës së presidentit Kennedy. Dokumentet e reja tregojnë se si Britania kishte qenë e gatshme për t'i përdorur armët nukleare për ta mbajtur Bashkimin Sovjetik larg naftës së Lindjes së Mesme. Dokumentet tregojnë edhe që roli i CIA-s ka qenë shumë më i madh sesa që është menduar më herët. Departamenti i Shtetit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare kanë qenë të përfshirë, gjë kjo që është ditur gjithmonë, mirëpo tani ka dalë që agjencia e inteligjencës ka qenë forca kryesore prapa këtij operacioni, duke u marrë me organizimin e kompanive amerikane dhe atyre britanike për ekzekutimin e politikës së mohimit. 

Lufta për arin e zi

Historia e këtij plani sekret të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një përzierje e nacionalizmit arab, naftës dhe CIA-s në territorin e pasur me ari të zi. Fundamentalisht, ky është një tregim për rritjen e rëndësisë së naftës së Lindjes së Mesme si dhe dëshirën e hershme të Perëndimit për ta kontrolluar atë. Disa dekada më vonë, kur etja për këtë naftë, por nxit përfshirjen e SHBA-së në regjionin turbulent, është e rëndësishme të kujtohet ngjarja që i kishte paraprirë këtij pushtimi.

Politika e mohimit kishte lindur në vitin 1948 gjatë Bllokadës së Berlinit, kur Bashkimi Sovjetik ishte munduar t'ia bllokonte qasjen Perëndimit në qytetin gjerman. Bllokada kishte ngjallur frikën që agresioni komunist do të mbërrinte edhe në Iran dhe në Irak deri në Gjirin Persik - pushtim ky për të cilin administrata e Truman-it dhe aleatët e SHBA-së ishin frikësuar se nuk do të mund ta ndalnin. Andaj, ata kishin vendosur që ta shfrytëzonin faktin që ata e kontrollonin regjionin, nëpërmjet kompanive të vendosura në regjion. Plani, megjithatë, nuk ishte shuar pas kalimit të rrezikut nga pushtimi i Lindjes së Mesme nga ana e Bashkimit Sovjetik dhe vazhdimisht është mbajtur në gjendje gatishmërie për t'u përdorur në rast se shtetet e regjionit, si puna Kuvajtit, Bahrejnit dhe Katar.

(Kosova Sot)