Pas darkës me Edi Ramën, futbollistët i këndojnë Sali Berishës (Video)

  • 24 June 2016 - 20:41
Pas darkës me Edi Ramën, futbollistët i këndojnë Sali Berishës (Video)

Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana u vu re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Një fakt interesant që ra në sy, ishte edhe mungesa e opozitës në darkën e shtruar për kombëtaren.

Por, surprizat nuk kanë mbaruar me kaq.

Menjëherë, me të përfunduar darka, shumë nga futbollistët janë drejtuar ambienteve të “Folie Terrace”, ku kanë kërcyer pothuajse deri në orët e para të mëngjesit.

Mirëpo, kjo aventuarë nuk është mbyllur as aty. Disa nga futbollistët janë drejtuar nga ora 5 e mëngjesit drejt “Club Amsterdam”, transmeton opinion.al.

Futbollistët, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Frederik Veseli i kanë kërkuar këngëtarit të marrë një këngë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa, tre të fundit, janë ngjitur në skenë për të shoqëruar bashkë me të këngën e porositur.

Nga video, vihet re që futbollistët e kanë shoqëruar edhe me dy gishtat lart, në shenjë triumfi apo respekti për një lider të munguar në gëzimin e tyre historik.

(Kosova Sot)