Shqipëria nuk i ka kushtet më elementare për turizëm, ja krahasimi me vendet e rajonit

  • 25 June 2016 - 20:31
Shqipëria nuk i ka kushtet më elementare për turizëm, ja krahasimi me vendet e rajonit

Shoqata Shqiptare e Turizmit shfaqet mjaft e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet turizmi në vendin tonë.

Sipas shoqatës, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia po unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskale për të tërhequr sa më shumë turistë nga Evropa.

Këto vende kanë nisur të subvencionojnë deri ne 15 Euro çdo turist për një natë qëndrimi. Ndërsa Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 mln euro për të stimuluar fluturimet low cost dhe qëndrimet ne vend, Mali i Zi po ndërton resortin me luksoz ne Mesdhe dhe Serbia po investon në pasurimin e portofolit të eventeve.

Përballë kësaj situate Shqipëria është e detyruar ende të përballet me mungesën e disa prej elementëve më minimal për një vend në sezon turistik. Shoqata Shqiptare e Turizmit thekson se lista e gjate e problemeve që sa vijnë e shtohen ka shkaktuar reagimin e industrisë kohët e fundit.

Përtej mos mbajtejes së premtimit për uljen e TVSH-së së turizmit shoqata kërkon që të merren masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike sidomos në zonat bregdetare, të pastrohen plehrat dhe papastërtitë si dhe të merren masa për të dezinsektikim vatra të tëra që rrezikojnë infeksione për shkak të insekteve dhe sëmundjeve që mbartin kafshët e rrugës.

Një tjerë problematikë serioz që ngrihet për sezonin turistik në vend është edhe transformimi i bregdetit në një kantier ndërtimi si dhe mungesa e infrastrukturës.

(Kosova Sot)