Zaevi thotë se është i gatshëm të jetë kryeministër i Maqedonisë

  • 26 June 2016 - 12:15
Zaevi thotë se është i gatshëm të jetë kryeministër i Maqedonisë

Në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë”, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, ndërsa është i gatshëm të jetë kryeministër i vendit, nëse populli vendos që t’ia jepë mbështetjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zaev deklaron se rreth 65% e programit zgjedhor të LSDM-së ka ta bëjë me ekonominë, program i fokusuar kah hapja e vendeve të reja të punës dhe një rroge mesatare prej 500 euro, duke shtuar se për çdo vit, nga arka shtetërore vidhen 400 milion euro dhe nëse kjo pengohet, atëherë ndihmonë në kthimin e kredive, por edhe në zhvillimin e shoqërisë.

Ai thekson se zgjedhje të lira dhe të besueshme mund të ketë vetëm nëse plotësohen dy kushtet e marrëveshjes së Përzhinos, pra pastrimi i listës zgjedhore dhe rregullimi i mediave.

Lideri i LSDM-së kërkon që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetueshmërinë e PSP-së, edhe atë para fillimit të pushimeve verore, ndërkaq thotë se marrëveshja e Përzhinos nuk do të dështojë.

(Kosova Sot)