Shatri: Derisa PDK dhe LDK të jenë në koalicion nuk do të prishen monopolet

  • 27 June 2016 - 14:17
Shatri: Derisa PDK dhe LDK  të jenë në koalicion nuk do të prishen monopolet

Profesori Haki Shatri, ish-ministër shprehet për gazetën "Kosova Sot" se ai në asnjë mënyrë nuk beson se në ekonominë e Kosovës do të hiqen monopolet e krijuara në shumë fusha.

"Derisa PDK-ja dhe LDK-ja të jenë në koalicion në mes vete, duke i dhënë njëra-tjetrës të hanë me lugë, nuk ka asnjë arsye që të prishen këto monopole. Pse e të prishen ato monopole, pse ta bëjnë këtë dhe çfarë i nevojitet këtij pushteti Kosova e zhvilluar", pyet Shatri dhe shton se konstituimi dhe kompletimi i Autoritetit të Konkurrencës si organ apo agjenci që duhet të jetë i pavarur nuk mund të bëjë shumë pasi që në atë përbërje janë LDK-ja dhe PDK-ja që e kanë mbushur këtë agjenci me njerëz të dëgjueshëm.

Edhe kompletimi i Autoritetit të Konkurrencës do të ketë efekte të njëjta dhe nuk do të ketë luftë ndaj monopoleve", shprehet Shatri. 

(Kosova Sot)