Hakerët kosovarë hakojnë faqen serbe: E vërteta e Kosovës është hidhur për Serbinë (Foto)

  • 27 June 2016 - 16:00
Hakerët kosovarë hakojnë faqen serbe: E vërteta e Kosovës është hidhur për Serbinë (Foto)

Mediet serbe kanë shkruar se hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare të ‘Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm’

Sipas tyre në këtë faqe edhe publikuar një mesazh për të gjithë serbët në lidhje me Kosovën.

"Kosova është e Kosovës dhe e tillë do të jetë gjithmonë, dhe ju e dini se në qoftë se Kosova është Serbi, siç thoni ju, ju do të jetonit në një vend dhe do të flisnit një gjuhë. Ju nuk duhet të shqetësoheni për  këtë dhe të hapni ‘faqe’ të ndryshme kundër Kosovës apo ndonjë gjë tjetër, për shkak se kjo nuk do të ju ndihmojë. E vërteta është një e vërtetë e hidhur për Serbinë ", thuhet në mesazhin e shkruar nga hakerët e kësaj faqeje, shkruan b92, 

Ndërsa për Blic nga CIRSD, është theksuar se janë vërejtur disa sulme dhe është shprehur keqardhja e tyre për procedura të tilla për shkak se, siç thuhet, puna e kësaj qendre është e angazhuar për dialog dhe multilateralizëm 

(Kosova Sot)

Image