Haradinaj: Të ngritet memorial për shqiptarët e rënë në Betejën e Kosovës

  • 28 June 2016 - 11:08
Haradinaj: Të ngritet memorial për shqiptarët e rënë në Betejën e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar sot 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, për të cilën thotë se është një ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.

Në një njoftim për media thuhet se ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës.

“Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo”, thuhet në njoftim.

Ai kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt.

(Kosova Sot)