Erdogan: Synohej minimi i Turqisë me vrasjen e të pafajshmëve

  • 29 June 2016 - 09:09
Erdogan: Synohej minimi i Turqisë me vrasjen e të pafajshmëve

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, e dënoi me fjalët më të fuqishme sulmin e së martës mbrëma, që sipas tij, "kishte për qëllim minimin e Turqisë me vrasjen e njerëzve të pafajshëm".

"Është e qartë se ky sulm nuk synonte asgjë tjetër vetëm krijimin e një materiali propagandistik kundër vendit tonë, duke shfrytëzuar gjakun dhe dhimbjen e njerëzve të pafajshëm", tha presidenti turk nëpërmjet një komunikate.

Ai tha se pret që bota të dëshmojë "qëndrim të vendosur" kundër grupeve terroriste.

(Kosova Sot)