Si do të silleshit me një 6-vjeçare që endet vetëm rrugëve? Ja eksperimenti i UNICEF-it (Video)

  • 29 June 2016 - 10:16
Si do të silleshit me një 6-vjeçare që endet vetëm rrugëve? Ja eksperimenti i UNICEF-it (Video)

Çfarë do të bënit nëse shihni një 6-vjeçare që endet vetëm në rrugë? Mesa duket, reagimi i njerëzve varet nga mënyra se si është veshur fëmija.

Një eksperiment social i UNICEF-it e dëshmon këtë më mirë se çdo gjë tjetër. Videoja e realizuar nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve tregon një vogëlushe që endet rrugëve në Gjeorgji, e veshur në dy mënyra krejt të ndryshme.

Fillimisht, ajo shfaqet e veshur mirë, me fustan dhe pallto, duke pritur në rrugë. Njerëzit i afrohen, përkulen para saj dhe e pyesin nëse ka humbur apo ka nevojë për ndihmë.

Por në versionin e dytë, ajo shfaqet e veshur keq, me rroba të palara dhe flokë të çrregullt. Askush nuk i afrohet, të gjithë e injorojnë, madje në një restorant i kërkojnë të largohet.

(Kosova Sot)