Masakra në Stamboll, në fotot e videot e momenteve tragjike(Foto+Video)

  • 29 June 2016 - 10:59
Masakra në Stamboll, në fotot e videot e momenteve tragjike(Foto+Video)

Ka qenë një natë e gjatë për Stambollin, Turqinë dhe botën mbarë ajo e numërimit të viktimave nga atentatet vetëvrasës, që shkaktuan 36 të vrarë dhe 147 të plagosur në aeroport. Kamerat e sigurisë së aeroportit kanë fiksuar edhe momentet e dy shpërthimeve. Në njërën prej tyre dallohet qartë se një person i armatosur goditet nga forcat e sigurisë dhe pasi rrëzohet, ai bën edhe shpërthimin, duke hedhur veten në erë.

Ndërkohë, mes të vrarëve e të plagosurve ka patur fëmijë, të rritur e të moshuar. Pamjet e rënda të kësaj masakra po trondisin botën.

(Kosova Sot)