Me kartën e nacionalizmit opozita nuk vjen në pushtet

  • 30 June 2016 - 07:56
Me kartën e nacionalizmit opozita nuk vjen në pushtet

"Kufizimi i opozitës në vetëm dy çështje të shumëpërfolura, si Asociacioni dhe Demarkacioni, tregonte për një vizion tejet të ngushtë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kjo opozitë të kundërshtojë, që pa pasur ligj të dekriminalizimit, reformë zgjedhore dhe mosgarantimin e mëtutjeshëm të vendeve për komunitetet, të mos shkohet në zgjedhje", është shprehur analisti Albrim Badallaj.

Ramadani: Ardhja në pushtet e një opozite pa kauzë ndjek rrugën e opozitës .

P ërqendrimi i tri partive politike opozitare, në kundërshtimin e dy marrëveshjeve të vetme, të cilat Qeveria e koalicionit PDK -LDK i ka firmosur për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, sipas analistëve politikë, nuk janë kauzë për ta bindur qytetarin që të rreshtohet mbas opozitës dhe ta rrëzojë këtë qeveri të interesave të ngushta të klientelave të mëdha të oligarkëve politikë. Po mbushen plot dhjet muaj nga fillimi i kundërshtimit opozitar, vetëm i 'Zajednicës' dhe Demarkacionit me Malin e Zi, si dy pretekste për ta rrëzuar Qeverinë, por me këtë kauzë analistët politikë thonë se është përpjekje e kotë dhe nuk mund të vihet në pushtet derisa nuk shoqërohet ky kundërshtim edhe me një program të qartë për ndaljen e degradimit të më tejmë të Kosovës, për një sundim të fortë të ligjit, ndaljen e zhvatjes së mëtutjeshme të Kosovës me anë të korrupsionit. Analisti politik, Albrim Badallaj, thotë se fati në fatkeqësi për pozitën është se tani realisht kemi dy opozita, të dyja pa program dhe kauza të forta bindëse, atë që synon sa më parë të vijë në pushtet me njërën nga partitë aktuale në mazhorancë dhe opozitën tjetër, e cila synon të vijë në pushtet e vetme, apo me njerëz të cilët janë të "pa përlyer" nga pushteti. Kjo është një arsye që edhe opozita nuk i jep shpresë qytetarit. 

 

Janë kërkuar zgjedhje pa platformë qeverisëse Sipas Badallajt, kjo opozitë edhe kur ishte e bashkuar një pjesë e saj u tregua tejet pushtetdashëse, edhe pse votat dhe përkrahja ndaj tyre nuk ekzistonte aq sa duhej për t'i prirë një koalicioni të gjerë opozitarësh."Kufizimi i opozitës në vetëm dy çështje të shumë përfolura, si Asociacioni dhe Demarkacioni, tregonte për një vizion tejet të ngushtë. Në rast se do t'i arrinin synimet e tyre, çka pastaj ? Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kjo opozitë të kundërshtojë, që pa pasur Ligj të dekriminalizimit, reforme zgjedhore dhe mosgarantimin e mëtutjeshëm të vendeve për komunitetet, të mos shkohet në zgjedhje. Gjatë tërë kohës janë kërkuar zgjedhjet, por në të njëjtën kohë nuk është ofruar platforma qeverisëse që synohet të implementohet nga ky grup", është shprehur Badallaj për "Kosova Sot". Sipas tij, Kosova ka pasur 1001 pretekste për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, mirëpo margjinalizimi në vetëm dy çështje, të cilat kuptohet që janë tejet të dhimbshme, pa i ofruar popullit alternativën, nuk garantonin ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët. Ai ka pohuar se pika kyçe, ku opozita ka gabuar ka qenë edhe dhuna në Kuvend dhe ftohja e raporteve me përfaqësuesit ndërkombëtarë të vendeve mike. (Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)