Mbi 70 për qind të maturantëve e kaluan Testin e Maturës

  • 30 June 2016 - 12:29
Mbi 70 për qind të maturantëve e kaluan Testin e Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës shtetërore kë bërë të ditur se mbi 70 për qind e maturantëve të Kosovës e kanë kaluar testin e Maturës.

Sipas të dhënave kalueshmëria është mbi 90 për qind në gjimnaze dhe mbi 50 për qind në shkolla profesionale.

Po ashtu Komisioni bëri të ditur se testi i maturës është anuluar në gjashtë qendra dhe do të përsëritet nesër, kurse 62 maturantëve u është anuluar testi për shkaqe të ndryshme.

(Kosova Sot)