Prokurori amerikan me origjinë shqiptare: Krenar të sherbej si prokuror amerikan në Shqipëri

  • 01 July 2016 - 08:42
Prokurori amerikan me origjinë shqiptare: Krenar të sherbej si prokuror amerikan në Shqipëri

Ambasada ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi. Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

Xhon Juncaj: Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin. Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”.

(Kosova Sot)