Pamje tmerruese nga sulmi terrorist në Kabul (Video +18)

  • 23 July 2016 - 17:16
Pamje tmerruese nga sulmi terrorist në Kabul (Video +18)

Është kapur në kamera momenti kur sulmuesi vetëvrasës në kryeqytetin afgan, Kabul, hedh veten në erë dhe vret 61 persona, duke lënduar edhe 207 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në sheshin “Deh Mazang” ku mijëra njerëz nga minoriteti Mazara po marshonin për të kërkuar ndryshime në një rrugë të një linje të planifikuar të energjisë elektrike, raporton AP.

Në një komunikatë të lëshuar nga agjencia e lajmeve Amaq, grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

(Kosova Sot)