Ambasadori rus nga Mitrovica kërkon “respektimin e Rezolutës 1244”

  • 23 July 2016 - 18:22
Ambasadori rus nga Mitrovica kërkon “respektimin e Rezolutës 1244”

“Është e rëndësishme që dialogu të zhvillohet me respekt të ndërsjellë, kurse pika tjetër shumë e rëndësishme është marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, marrëveshja kjo e arritur, por që nuk po realizohet”, ka thënë Çepurini.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin ka deklaruar sot në Mitrovicë se “bazë e zgjidhjes së problemit të Kosovës është respektimi i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Është e rëndësishme që dialogu të zhvillohet me respekt të ndërsjellë, kurse pika tjetër shumë e rëndësishme është marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, marrëveshja kjo e arritur, por që nuk po realizohet”, ka thënë ai.

“Pala kosovare duhet të angazhohet që marrëveshja të impelmentohet në mënyrë që popullsia serbe në Kosovë të jetë mbrojtur”, ka shtuar tutje ai.

Pas vizitës treditore në Kosovë, ambasadori rus sot ka vendosur kurora lule në përmendoren e quajtur “engjëlli bardhë” dhe përmendoren e konzulit rus, Grigori Stepanoviq Shçerbin në Mitrovicë.

“Dëshiroj t’i falënderoj kryetarët e komunave që sot kanë ardhur, në gatishmërinë për takim dhe shkëmbim mendimesh. Është e rëndësishme që të ruhet ekonomia, që popullsia të kthehet këtu, mos të largohet, të jetojnë dhe punojnë”, ka qenë mesazhi i Çepurinit

(Kosova Sot)