Njëra nga viktimat e sulmit në Mynih ishte nga Shqipëria

  • 23 July 2016 - 18:42
Njëra nga viktimat e sulmit në Mynih ishte nga Shqipëria

Ish-ambasadori shqiptar në Angli Mal Berisha, ka kërkuar të shpllet ditë zie edhe në Shqipëri sepse njëra nga viktimat ishte e regjistruar si banore e Tiranës.

"Të dashur miq!

Shpreh keqardhjen e pafund për viktimat e aktit kriminal që ndodhi në Mūnih ditën e djeshme.

Po ashtu ndaj dhimbjen e thelle dhe i shpreh ngushëllimet mikut tim Gëzim Sulaj qytetar shqiptar, ish banor i lagjes nr 9 në Tiranë për humbjen e vajzës së tij Sabine Gëzim Sulaj, edhe ajo e rregjistruar në këtë lagje.

Ndërkohë, shpreh mirënjohjen për autoritetet e Republikës së Kosovës për shpalljen e ditës së nesërme Ditë Zie, për humbjen e dy të rinjëve me origjinë nga Kosova.

Ftoi autoritetet shqiptare që të bëjnë të njejtën gjë për të renë shqiptare Sabine Gëzim Sulaj që është një ndër viktimat. Për ndërmarrjen e një akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. Cdo jetë njeriu ka vlerën e vet.

U preftë në paqë ky engjëll që në vend të jetës më të mirë jashtë atdheut gjeti vdekjen e tmerrshme!

R.I.P" është mesazhi i plotë i tij. transmeton "Kosova Sot Online"

(Kosova Sot)