Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Bashkë kundër ekstremizmit. Akte si në Mynih mos t'na gjynjëzojnë

  • 23 July 2016 - 20:12
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Bashkë kundër ekstremizmit. Akte si në Mynih mos t'na gjynjëzojnë

Edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët, e viktimave në sulmin terrorit në Mynih, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë

“Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për jetët e humbura në aktin barbar në Mynih, ku kanë humbur jetën edhe shqiptarë.

Akte të tilla të cilat po ndodhin përherë e më shpesh nuk duhet të na gjunjëzojnë, përkundrazi duhet të bëhemi më të fortë, që e mira të triumfojë ndaj së keqes.

Por kjo forcë buron kur jemi bashkë, bashkë kundër terrorit, dhunës, bashkë kundër çdolloj ideje e veprimi që të çon në ekstremitet.

Edhe njëherë ngushëllime familjarëve dhe popullit gjerman. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkruan Bruçaj në një status në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot)