Skandali i MPJ-së së Shqipërisë: Në Munih nuk ka shqiptarë të vrarë, e kosovarët?

  • 23 July 2016 - 23:46
Skandali i MPJ-së së Shqipërisë: Në Munih nuk ka shqiptarë të vrarë, e kosovarët?

Bashkurti në një shkrim autorial deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se “në mesin e të vrarëve në Munih nuk ka shqiptarë”, e ka quajtur të turpshme dhe absurde.

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti ka kritikuar ashpër diplomacinë shqiptare, saktësisht Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për qëndrim antikombëtar ndaj viktimave kosovarë të vrarë në Munih të Gjermanisë.

Bashkurti në një shkrim autorial e ka deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se “në mesin e të vrarëve në Munih nuk ka shqiptarë”, e ka quajtur të turpshme dhe absurde.

“Tre shqiptare te rinj nga Kosova u vranë ne Munih. Ndërkohë ne reagimin e saj Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se nuk ka shqiptar te vrare(!!). Turp dhe absurditet e paprecedent. Qëndrim burokratik antishqiptar dhe antikombëtar”, ka shkruar Bashkurti.

Bashkurti ka shtuar se diplomacia e Tiranës ka ngatërruar identitetin me shtetësinë, duke thënë se me këtë rast, ka injoruar miliona shqiptarë nëpër botë.

“Gabohet rende diplomacia e Tiranës. Shtetësia jo ne çdo rast është identitet shqiptar. Ka identitete te huaja me pasaporta shqiptare ne Shqipëri. Ka edhe identitete shqiptare me pasaporta te huaja kudo ne bote. Diplomacia e Tiranës injoron miliona shqiptare ne bote. Ne si popull dhe komb kemi dy te tretat e popullit tone jashtë hapësirave ballkanike. Këto miliona shqiptare neper bote, te cilët kane ikur nga halli dhe jo se janë me pak shqiptare se ato qe janë Brenda”, ka shkruar ai tutje.

Sipas tij, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me këtë deklaratë, ka shkelur Kushtetues e vendit, e cila e obligon atë të mbrojë shqiptarët në Ballkan dhe kudo në botë.

“Por formalizmi burokratik i pasaportës i ka errësuar sytë diplomacisë se Tiranës përballe tre shqiptareve te vrare nga Kosova dhe miliona te tjerëve qe presin mbrojtje dhe përkujdesje nga shteti ame. Lexoni dhe respektoni frymën dhe germat e Kushtetutës se Republikës te nderuar drejtues te diplomacisë se Tiranës!”, ka shkruar ai në fund.

(Kosova Sot)